Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për atë që ajo e quajti përdhosje të himnit kombëtar të shqiptarëve, duke iu referuar kështu përdorimit të kolonës muzikore të himnit kombëtar të ndryshuar nga ana e anëtarëve të qeverisë.
Statusi i plotë i Pampurit
Kur vendosin te perdhosin edhe himnin.....
Kur kolone zanore e turizmit Shqiptar vendoset himni i përpunuar, ashtu sikurse është edhe vetë imazhi i turizmit sipas shoë-t mediatik, ky mund të konsiderohet mirefilli kulmi i një çrregullimi delirant. Himni është simbol i shenjtë e i paprekshëm i një kombi e nuk mund të përdoret si pelhure per rrenojat e turizmit shqiptar, i cili nen doren e uzurpuesve te rilindjes vetëm u rrënua. Cilin turizem po promovoni atë malor ku nuk ndërtuat asnjë rrugë, atë bregdetar rrugët e të cilit u ndërtuan në 8 vitet e qeverisë së Dr. Berishes, Llogaranë ku me orë të tëra mungon energjia, kur vizitohet nga qindra turistë, bregdetin të cilin e kanë uzurpuar klientet e kesaj qeverie, Butrintin, pasuri kombëtare, i mbrojtur nga UNESCO, të cilin e rrënoni me dorë të hekurt duke ndërtuar në të, lëshoni leje ndërtimi pa kriter e pa asnjë plan, e gjitha kjo në shërbim të miqve e klientëve. Bëni marrveshje për detin, e çka mund të mbetet tjetër nga turizmi në Shqipëri? Asgjë.......Himni i përpunuar e turizmi i rrënuar, një miksim amatoresh dashakeq.