Kryeministri Rama shpenzon miliona lekë për luks në zyrën e tij në Kryeministri. Kryemuimnistria ka shpallur një tender për blerje orendish dhe pajisje për mobilim zyrash. Jo pak por 313 milionë lekë do të harxhojë Rama nga Buxheti i Shtetit për “12 karrike të rënda tip kolltuku për zyrën e tij.
Në njoftimin e publikuar nga kryeministria për shpalljen e tenderi thuhet: Fondi i Marrveshjes Kuadër për 12 muaj: 31 368 539 (tridhjetë e një million e treqind e gjashtë dhjetë e tetë mijë e pesqind e tridhjetë e nëtë lekë).
Burim i Finacimit: Buxheti i shtetit.
Po ashtu shpenzime luksi do të bëjnë edhe ministrant e Ramës. 133 milionë lekë, pra mbi 1 milion euro. Kaq është shuma që pritet të shpenzojë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Burgjeve, SHISH, etj.
Nga sa bëhet e ditur, tenderi është i ndarë në 14 nëntendera, sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Nuk janë pak, por 49 automjete që do blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit.
Ajo çka bie në sy është fakti që Garda e Republikës zë pjesën më të madhe të këtij tenderi, me një vlerë totale prej 42.6 milionë lekësh.
Ndërkaq, që pjesa më e madhe e këtyre veturave dhe fuoristradave do t’i shkojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dhe jo pak por 11 autovetura, 3 fuoristrada, si dhe 1 automjet për transport. RD