×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Piruetat mediatike në Shqipëri për të baltosur deputetin Krichbaum – Pse gjermani nervozon Ramën

Hënë, 23 Prill 2018 15:48

Ditët e fundit në mediat shqiptare po qarkullojnë shkrime që kanë një emërues të përbashkët: sulmin ndaj një zyrtari të lartë gjerman, Gunther Krichbaum. ‘Tema’ dhe ‘Tiranapost’ kanë shkruar se Krichbaum është njeriu i paguar nga PD për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

Dy shkrimet e “Tema” dhe “Tirana Post”

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje të posaçme për këtë situatë reagoi duke thënë se të gjitha janë akuza të pabaza dhe shpifje të ulta:

“Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dhe autokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen. Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë… Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn…Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.”

Po t’i kthehemi pak historikut të zhvillimeve, rezulton se Krichbaum ka qenë ai që i ka ‘lënë në fyt’ tortën e fitores për hapjen e negociatave Edi Ramës.

Jo këtë vit, por në 2016. Fill pas triumfit të shpallur me bujë nga Rama se ishim afër hapjes së negociatave, Krichbaum na ‘plasi’ para syve të gjithëve se hapja e negociatave për Shqipërinë nuk do të ndodhte. Një parashikim i tij që rezultoi i saktë. Hapja e negociatave u shty.

Deklaroi asokohe Krichbaum:

“Reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe jo vetëm në letër. Ky proces duhet të jetë në përputhje me standardet e BE dhe ky proces përfshin verifikimin e plotë të pasurisë të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës ndaj trafikut të drogës. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës janë kushte kryesore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Këto duhen përmbushur para se të japim votë pro për çeljen e negociatave… Ende në Shqipëri ka persona që janë dënuar nga gjykata apo ka urdhër arreste ndërkombëtare që kryejnë funksione publike…Shqipëria duhet të shfrytëzojë raportin e Pranverës 2018 dhe të plotësojë të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për integrimin… Është veçanërisht e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.”

Në këtë kohë reagoi vetë Rama, duke aluduar se Basha kishte kapur deputetë të huaj për të bllokuar negociatat:

“Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetting-un!”

Për Krichbaum,deputeti i CDU-së së Angela Merkelit dhe kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin Gjerman, kryeministri Rama u mundua që t’i thoshte opinionit publik se ai nuk kishte ndonjë peshë në vendimin e gjermanëve sepse vendos vetëm kancelarja: Angela Merkel.

Krichbaum nuk ngurroi të tregonte publikisht peshën e Bundestagut në vendimmarrje për politikën e jashtme gjermane, duke thënë se në Gjermani politika funksionon ndryshe nga ne në Shqipëri.

Deklaroi asokohe Krichbaum:

“Unë nuk mund të them çdo t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë.” A po i paraprijnë ideatorët e piruetave mediatike ndonjë deklarate të re të Krichbaumit që do të jetë e ngjashme me atë të 2016-ës, duke u thënë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë shqiptarëve ‘mos e dëgjoni , është i Bashës’, apo vërtet i frikësohen objektivitetit gjerman? Gjermanët kanë qenë të qartë në kërkesën e tyre të përhershme kundrejt qeverisë shqiptare: heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin, ndryshe negociatat do të jenë në rrezik. Marrë nga Hashtag.al.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...