E thotë Banka Botërore: Qeveria Rama largoi në emigrim 40% të shqiptarëve

Hënë, 23 Prill 2018 18:12

Më shumë se 40% e popullsisë shqiptare ka emigruar. Në këtë përfundim ka arritur Banka Botërore, në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perendimor. Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria zë vendin e dytë në rajon, pas Bonjse-Hercegovinës për nivelin më të lartë të emigrimit. Ata që po emigrojnë janë njerëzit e kualifikuar dhe më arsim të lartë, si dhe gratë, një tjetër problem ky që në gjykimin e Bankës Botërore kërkon reagim.

“Në disa vende, si Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, më shumë se 40 për qind e popullsisë rezidente ka emigruar. Destinacionet kryesore të emigrantëve nga rajoni në vitin 2015 ishin Austria, Gjermania, Greqia, Italia dhe Zvicra. Emigrantët janë më së shumti në moshë pune dhe me arsim të lartë, ndërkohë që edhe pjesa që zënë gratë në numrin total të emigrantëve po rritet gjithnjë e më shumë”, theksohet në raport.

emigrimi-tab-bb.png

Banka Botërore vlerëson se një koordinim më i mirë ndërmjet vendeve origjinë dhe atyre destinacion në lidhje me mobilitetin e punëtorëve të kualifikuar, përfshirë studentët dhe kërkuesit shkencor, si dhe vendosja e fokusit tek transferimi i njohurive dhe përfshirja e diasporës do të shtonin aspektet pozitive të migrimit si për individët, ashtu edhe për shoqëritë.

Në raportin e BB-së argumentohet se emigracioni ka një ndikim të madh në demografi, tregjet e punës dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Gjatë viteve 1990-2015, emigrimi nga vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur më shumë se dy herë, duke arritur në rreth 4.4 milionë.

“Për dekada të tëra emigrimi ka ndikuar në lehtësimin e problemeve të mungesës së mundësive për punë në vend.

Në rastet kur emigrantët largohen për të punuar, remitancat që ata dërgojnë përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për marrësit e tyre. Por në të njëjtën kohë, duke qenë se flukset e remitancave rrisin të ardhurat e disponueshme, ato rrisin pagën e rezervuar, duke ulur kështu stimujt për të punuar, veçanërisht për kontribuesit dytësorë në të ardhurat e familjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...