Është mbledhur ditën e sotme grupi parlamentar i PD-së, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.
Burime të gazeta 55 bëjnë me dije se kreu i PD-së Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të mos marrin pjesë në asnjë komision parlamentar të parashikuar për këtë javë.
Mësohet se kreu i PD-së u ka kërkuar deputetëve që të dalin dhe të mobilizojnë qytetarët, që të denoncojnë problematikat në bashki dhe aferat korruptive të qeverisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë më i ashpër, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të rrëzohet me çdo kusht, madje edhe me mënyrën siç u rrëzua Enver Hoxha nëse është e nevojshme.
“Kemi arsye të protestojmë për te burgosurit politik te Kukësit dhe të mbajmë në lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjalle në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat ne çdo fshat e lagje”- ka thënë ish kryeministri Sali Berisha.