Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ndodhet ditën e sotme në Tiranë, ku në një konferencë për shtyp bashkë me kryeministri Edi Rama, u shpreh se do të jetë shumë e vështirë që të bindet të gjitha anëtaret e BE-së për të votuar pro hapjes së negociatave me BE.
Edhe KE, para disa ditësh dha rekomandim pozitiv për vendin tonë për çeljen e negociatave, duke se disa vende të BE nuk janë ende të bindura nëse Shqipëria e meriton këtë vendim.
“Do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE, jam i vetëdijshëm që ky proces do i ngjajë një gare me pengesa se sa një autostrade, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku, mund të mbështeteni tek unë edhe në këtë proces të ndërlikuar.
Edhe pse jam i kujdesshëm, sot mund të them se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë dhe në këtë perspektivë afatshkurtër përsëri optimist”., -tha ai në Tiranë.
Vendimi përfundimtar nëse Shqipëria do të hapë negociatat me BE do merret në Qershor, ndërsa disa vende janë skeptik lidhur me rekomandimin e KE. /55News.al/