Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar të dhënave të publikuar nga Eurostat për Shqipërinë, thotë se ato shifra tregojnë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave kanë dështuar në ekonominë shqiptare.
Edhe pse Shqipëria ka marrë disa herë angazhime për të ulur borxhin, sipas Berishës këto plane janë shtyrë.
Duke sjellë në vëmendje miliarda lekë që janë marrë borxh nga qeveria shqiptare, ish-kryeministri shprehet se Rama nuk ka bërë asnjë km rrugë, ndërsa ka shpërdoruar miliarda euro nga taksapaguesit shqiptar.
Reagimi i Berishës:
Eurostat nxjerr rekordet e zeza te Shqiperise si vendi me te ardhurat me te ulta dhe borxhin me te larte ne Europe!
Deshtimi i plote ne ekonomi i piktorit deshtak dhe e Zho Zho-se se tij elifi matrak!
Te dashur miq, Eurostat shpalle se Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore. Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.
Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik.
Keto te dhena behen edhe me dramatike po te kemi parasysh faktin se Piktori deshtak rriti borxhin nga 62,6% qe ishte ne vitin 2013, ne 74,3% ne vitin 2016 dhe nuk ka ndertuar me miliardat e marra borxh as dhe nje km autostrade apo veper tjeter te rendesishme publike por sipas Kontrollit te Larte te Shtetit ka shperdoruar ne 4 vjet qeverisje mbi 3,2 miliarde euro nga parate e takspagueseve shqiptar. sb /55News.al/