×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Çudit Rama: Nëse nuk hapen negociatat, fajin e ka BE

E mërkurë, 25 Prill 2018 14:17

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Gjermani, ka folur për Deutsche Ëelle, disa orë para se të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë kësaj intervistë, Rama ka dhënë shenjat e para se ai do ta ketë të vështirë për të bindur kancaleren, dhe për këtë, ai ka ndërtuar edhe justifikimin e parë.

Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i qartë, ndërsa pret që vendet e BE të votojnë pro çeljes së negociatave.

Kryeministri thotë se Shqipëria të mos mbahej peng nga zhvillimet e brendshme politike,

“Sinqerisht nuk ka shumë për t’i thënë kancerlares, pasi ajo është në dijeni të perspektives së Be. KE na dha rekomandim të qartë pa kushte dhe duhet të nisim negociatat. Nuk është fundi i një procesi, por nisja e një faze të re që kërkon sakrificë.

Ne kemi përmbushur detyrat e shtëpisë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje bazuar në gjykime politike dhe kur bëhet fjalë në këtë pjesë ka luftë për interesa të ndryshme. Ajo që do doja është që Shqipëria mos të behej peng e një dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret nga forcat politike si një ‘kokë turku’ për të avancuar axhendat që s’kanë të bëjë me atë qe kemi të bëjmë me detyrat”, tha Rama.

Kryeministri Rama mendon se nëse vendet anëtare nuk do të votojnë pro çeljes së negociatave, kjo është për faj të disa vendeve të BE dhe politikave të brendshme të tyre.

Në fakt, nëse Gjermani është skeptike kjo është vetëm për meritë të Ramës dhe keqqeverisjes së tij, dhe jo për politikat e brendshme apo të jashtme të BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...