Ish kryeministri Berisha-Ramës: Prano kërkesat e popullit ose kjo Pranverë do të jetë fundi yt

Tuesday, 03 Prill 2018 19:06

Ish-Kryeministri Sali Berisha me ashpërsi i ka drejtuar një apel Ramës, që ta heqë me urgjencë taksën-plaçkë të Rrugës së Kombit, ndërsa e ka paralajmëruar se "kjo pranverë do të jetë fundi i tij”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë me përbuzje, "gënjeshtrat bajate" siç i ka cilësuar të kryeministrit Edi Rama, shpërndarë në rrjetet sociale, sipas të cilave, Berisha ka synuar të vendosë një taksë mbi 8 euro në Rrugën e Kombit. Berisha me ashpërsi i ka drejtuar një apel Ramës, që ta heqë me urgjencë taksën-plaçkë të Rrugës së Kombit, ndërsa e ka paralajmëruar se "kjo pranverë do të jetë fundi i tij". "Të tromaksur nga revolta e qytetarëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, jehona mbarëkombëtare dhe kombëtare e saj, Edi Rama ka mbushur poturet dhe kërkon të shpëtojë duke veshur xhaketën time. Ai sot shpërndan në rrjetin e tij dhe nëpërmjet papagajve të tij, lajmin e rremë se ai vendosi taksën në Rrugën e Kombit pasi Berisha donte të vinte taksën 8.6 euro. Me këtë rast duhet t’i them se gënjeshtrat e tij bajate vetëm sa e akuzojnë më rëndë. Së pari, Berisha mund ta vendoste taksën së paku katër herë gjate 3 viteve, nga 2010 deri në 2013, por ai vendosi që ajo taksë kurrë të mos vihej përndryshe studimi që ai bëri do të shërbente vetëm për të gjetur mesataren që duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij në parlament, 2 deri në 5 euro. Me këtë rast i them Rames se je i pashpresë! Prano urgjentisht kërkesat e opozitës; hiq me urgjencë ‘taksën plaçkë’ të Rrugës së Kombit, anullo menjëherë TVSH për biznesin e vogël, shtesën e tarifës së ujit, taksën e pronës, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmën sociale për të mjerët që u preve kafshaten, përndryshe kjo pranverë do të jetë fundi yt i merituar. Revolta qytetare kundër taksave të larta do të përmbysë narkoshtetin tënd", shkruan Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...