×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryemadhi: Opozita ka bërë detyrën e saj, shqiptarët do ta rrëzojnë Ramën

E Enjte, 26 Prill 2018 21:34

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, tha mbrëmjen e sotme se angazhimi i forcës politike që drejton në opozitë është jashtëzakonisht i madh. Kryemadhi tha Ramën ka blerë gjithçka përveç opozitës, e cila ka bërë detyrën e saj.

“Çfarë përgjegjësie dhe instrumentesh kam unë për ta luftuar krimin e organizuar. Kam policë unë? Ne kemi denoncuar pa fund kriminelë. Deputetë të opozitës kanë marrë edhe kërcënime. Tani që do dalim të tradita e qeverisë hije. Shqipëria nuk e ka këtë traditë. Për herë të parë në këto 27 vite, menjëherë pas mandatit të sapo marrë, kemi një situatë krejt ndryshe në opinionin publik.

Dhe kjo vjen edhe si pasojë e punës së opozitës, përballë një kryeministri që ka blerë gjithçka. Intimidimi dhe blerja që ai i bën edhe elementëve të opozitës, edhe medias, edhe midis ndërkombëtarëve është i jashtëzakonshëm.

Kemi një sërë protestash gjithandej. Ke artistët që po qëndrojnë stoikë për një periudhë të gjatë. Kemi revoltën e qytetarëve të Kukësit. Kjo është meritë e tyre dhe jo e opozitës. Të mos harrojmë që kemi mbi 500 mijë shqiptarë të larguar nga vendi. Dhe është forca më aktive, jo vetëm punëtore por edhe intelektuale. Këto janë njerëzit që kanë bërë ndryshimet”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 22:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...