Vasili: Kryeministri për karrigen vrau edhe Tiranën, qytetin ku lindi

Premte, 27 Prill 2018 15:50

Petrit Vasili ka thënë në një status në Facebook se Rama e ka tjetërsuar Tiranën.

Vasili është shprehur se kryeministri ka bërë gjithçka për pushtet dhe e ka kthyer  kryeqytetin në një qytet të egër dhe armiqësor.

“Kjo punë e errët varrmihëse ndaj qytetit që e lindi dhe e rriti është një njollë e pisët, që nuk do ti fshihet nga duart edhe kur karrigja e "dashur" do ta ketë lënë.”-ka shkruar Vasili.

Ai ka cituar Departamentin Amerikan të Shtetit që e ka cilësuar Tiranën në një vend me rrezikshmëri të lartë. Sipas DASH, krimi i organizuar dhe droga janë shqetësim për shumicën e shqiptarëve. 

STATUSI I PLOTE 

Kryeministri per karrigen vrau edhe Tiranen qytetin ku lindi

Kryeministri e ktheu Tiranen ne nje qytet armik te qytetareve te vet por edhe te atyre amerikane.

Qyteti i dashur ku lindem dhe po plakemi, atehere kur nuk na e priste mendja kurre u shnderrua ne qytet te eger armiqesor pa asnje perspektive e shprese, pasi kryeministri,qe lindi vete ne kete qytet e tradhetoi ate.

Paranojak i semure pas karriges,ky kryeminister shembi perdhe gjithshka qe Tirana ndertoi me shume mund e dije nder vite.Vlerat qytetare,historike,

arsimore,

ambientale ai i shkermoqi vetem per nje karrige qe qelbet nga injoranca,nga vaniteti mendjengushte,nga pesha e komplekseve te pasheruara gjithfareshe dhe nga reminishencat e provincializmit mendjehumbur.

Kjo pune e erret varrmihese ndaj qytetit qe e lindi dhe e rriti eshte nje njolle e piset,qe nuk do ti fshihet nga duart edhe kur karrigja e "dashur" do ta kete lene.

Armiqsor per tiranasit,por tashme edhe per amerikanet ja ç'thote Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...