Me kërkesë të Policisë së Kukësit, e cila parashikonte trazira nëse gjyqi për protestuesit do mbahej në Kukës, në Gjykatën e Tiranës do mbahet sot gjyqi për të arrestuarit për akte dhune në Rrugën e Kombit.
Policia ka marra masa të jashtëzakonshme për. Godina e gjykatës është rrethuar me një perimetër shumë të gjerë. Kjo është bërë për shkak të informacioneve që është patur për protesta. Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë, nuk u lejuan të futen disa deputetë Partisë Demokratike.
Ndërkohë, jo larg nga Gjykata janë mbledhur edhe personat e parë në protestë, të cilët me megafonë thërrasin: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët.”
Burimi: Top Channel