Genc Pollo: Shqipëria e Ramës ndryshe nga ajo e raportit të DASH

Premte, 27 Prill 2018 22:14

Deputeti i PD Genc Polo ka qenë i ftuar në emisionin Java në RTSH, ku ka qenë në një panel me deputeten e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea.

Dy deputetët kanë debatuar në lidhje me progres raportin në nga Komisioni Evropian.

Sipas Pollos, raporti tregon që nuk ka progres, ndërsa Gjebrea tha se nëse e krahasojmë me vitet e shkuara Shqipëria ka bërë progres dhe është më mirë se vendet e rajonit.

Pjesë nga diskutimet

Genc Pollo: Unë shikoj një gjuhë më të rëndë dhe me kritike, në raportin e DASH nga viti i kaluar në këtë vit.  Debati ynë është për shpërdorimin e parave publike, dhe DASH flet për korrupsionin në nivele të larta.  Gjatë kësaj qeverie dhe më para, por do jetë dhe në 10 apo 20 vite të tjera korrupsioni, nuk e zhdukim dot. E ka thënë dhe zonja Vllahutin, që nuk kemi arrestime në nivele të larta.  Edhe në raportin e KE, nuk ka ndonjë progres, por ka rënie sepse nëse e shohim me kujdes dhe të shohim shifrat, shihet që janë shumë të ulta vlerësimet.  Për reformën në drejtësi nota është 2, administrata 3 dhe lufta kundër korrupsionit është 2. Këto janë vlerësime shumë të ulëta.

Elona Gjebrea: Po të shohim me kujdes thuhet se ka rritje. Nuk mund të kemi një rritje shumë të madhe, kur reforma në drejtësi është vetëm një vit pas miratimit. Edhe pse vlerësimi nuk është shumë i lartë, përsëri në këtë raport vërehen vlerësime më të mira se vitet e kaluara.

Genc Pollo: Nëse reforma në drejtësi ka qenë 2 dhe sot është sërish 2, për burokratët e ftohtë në Evropë nuk mund të ketë ndonjë ndryshim. Ata shohin shumë ftohtë dhe e shikojnë me sy kritik, nuk kanë besim që është bërë përparim. Të jesh 2, 2, 2 dhe të pretendosh që kë bërë progres, nuk mund të themi.

Elona Gjebrea: Në qoftë se do kishim ulje në kategori, atëherë do ishte problem. Por edhe Vllahutin, ka bërë progres.

Genc Pollo: Unë i uroj më të mirat Shqipërisë dhe qeverisë. Por sipas teknicienëve nuk ka progres, flasin vetë numrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...