×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ky është reagimi që meritojnë ushtarët e Erion Veliajt

Saturday, 28 Prill 2018 14:39

Policia Bashkiake ka marrë yrysh ndaj qytetarëve, por më shumë ajo po sulmon njerëzit e varfër, të cilët për bukën e gojës dalin dhe rrinë gjithë ditën në diell, shi apo të ftohtë.

Por kjo nuk i bën përshtypje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, që në vend të ndëshkojë ushtarët e tij të Bashkisë, ai u jep direktiva të reja për të sulmuar akoma më shumë të varfrit.

Kanë qenë të shumta rastet, kur policët e Veliajt janë konfilktuar me shitësit ambulantë, ku jo vetëm janë dhunuar, por në mënyrë barbare dhe pa asnjë lloj procesverbali u është marrë malli i tyri.

Është po kjo polici Bashkiake që po i bën qytetarët që ta kenë me siklet për tu kthyer në shtëpitë e tyre, sepse zgjohen në mëngjes dhe në  xhamat e makinës gjejnë fletën e gjobës pse kanë parkuar në lagje.

E njëjtë uniformë vetëm para pak ditësh kaloi edhe çmendurinë njerëzore, duke gjobitur lypësinë, ku një gjë e tillë në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur.

Po kjo polici, ku në sajë të rritjes të taksave nga “Lali Eri” i është rritur edhe rroga, sillet në qytet sikur është në ndonjë vend që sapo është pushtuar prej tyre, dhe ecën me idenë vidh çfarë të mundesh sulmo kush të del përpara.

Por çfarë mund të bëhet kur këtu zëri i qytetarit nuk dëgjohet dhe institucionet në vend që të mbrojnë të dhunuarit mbrojnë dhunuesit?

Një mënyrë se si mund të veprohet e ka dhënë ditën e sotme një grua, e cila kur ka parë që dy policë bashkiakë po i merrnin mallin një shitësi ambulant, u ka kërkuar llogari për veprimin.

Madje, zonja ka pyetur se ku e çonin mallin që e sekuestronin dhe nëse mbanin procesverbal, por ajo s’ka marrë asnjë përgjigje, çka është e qartë se veprimi i tyre ishte abuzive.

Siç kanë ardhur punët në vendin tonë, duhet që të mbrojmë njëri-tjetrin, siç ka bërë sot zonja në fjalë. /55News.al/

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 14:45

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...