Lajmi i fundit/ Kuvendi Kombëtar i PD miraton unanimisht Statutin e ri

Diel, 29 Prill 2018 14:45

Tashmë Partia Demokratike ka një Statut të ri, i cili sapo u miratua në Kuvendin Kombëtar, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Statuti është miratuar në mënyrë unanime pasi u shqyrtua nen për nen çdo propozim dhe u hodh në votim.

Pika e fundit që u hodh në votim ishte neni 52, për të cilin qe paraqitur një propozim nga z. Genti Malko dhe që për t'u futur në votim, u mbështet si procedurë nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai përdori të drejtën e tij si kryetar për ta vlerësuar propozimin dhe përfshirë.

Në propozimin e z. Malko thuhej që çdo kandidat për kryesinë qendrore të jetë anëtar partie jo më pak se 4 vjet dhe të ketë marrë pjesë së paku në një fushatë zgjedhore."

Gjana e hodhi në votim pasi u sqarua se Basha e kishte mbështetur këtë propozim për t'u përfshirë, por ai nuk mori miratim.

Në përfundim, Gjana e hodhi në votim të gjithë projektstatutin, i cili mori të gjitha votat e nevojshme

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...