×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Veliaj zapton hapësirat publike me kioska qoftesh... çfarë fshihet pas aferës?!

Hënë, 30 Prill 2018 10:42

Asnjëherë Tirana nuk ka qenë një qytet më pak i jetueshëm se sa sot... Por si të mos mjaftonte kjo, Lali Betoni i pangopur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i bën “dhuratë” çdo ditë kryeqytetit, tani si në vitet ’90-të, po e mbjell edhe me kioska qoftesh të shëmtuara.

Kjo që shihni në foto është vendosur mbrëmë pas mesnate rreth orës 02:00, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se kjo kioskë do të shesë qofte. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka dhënë leje për hapjen e saj.

Kujtojmë se pak kohë më parë Bashkia e Tiranës ndërmori një aksion kundër kioskave dhe shitësve ambulantë, pasi në këtë mënyrë do të riktheheshin hapësirat e zëna në trotuare nga kioskat.

Sipas Bashkisë, në atë kohë kjo mënyrë e të bërit biznes shëmtonte qytetin.

Por siç shihen nga pamjet, kioskat i janë rikthyer sërish kryeqytetit.

Marrja e vendimeve dhe vendosja e kioskave pas orës 12 të natës, atëherë kur vëmendja publike është përgjithësisht e ulët, është praktikë pune e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili që kur ka marrë detyrën në vitin 2015 i ka hapur këtij qyteti një mal me probleme duke e bërë atë totalisht të pajetueshëm.

Tashmë është bërë një refren i përditshëm pamja e policëve të Bashkisë duke sekuestruar mallin e shitësve ambulantë në rrugë.

Ndërkohë, veç 93 kioskave të hapura që nga viti 2015 me ‘bekimin’ e kryebashkiakut Veliaj, tashmë kanë filluar të vendosen kioskat për tregtimin e qofteve dhe fast-food-et.

Burime konfidenciale pranë bashkisë së Tiranës, i thanë “55neës.al” se: “një pjesë e kioskave u përkasin disa prej drejtorëve më kryesorë të Bashkisë së Tiranës, ku secili prej tyre ka të paktën nga 10 kioska që i kanë lëshuar me qira, dhe më pas shumën e mbledhur në total prej qirasë e ndajnë 50 me 50 me kryebashkiakun.

Ndërkohë që pas vendosjes së kioskave të reja, qëndrojnë disa biznesmenë të cilët kanë përfituar prej kryebashkiakut disa tenderë në punë publike në kryeqytet. Por si me që punët i kanë nisur me paratë e tyre, pa kaluar ende fondet nga buxheti i bashkisë, kryebashkiaku i ka ‘shpërblyer’ me një seri kioskash në vendet më të populluara të kryeqytetit”,- cituan burimet për “55news.al”.  

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua një procedurë e re e shkëmbimit mes hapësirave publike për investime private, vendim i cili mendohet të lidhet me Parkun Rinia, ku dyshohet të vendosen sërish kioska të ndryshme, kryesisht në shërbime shitjeje dhe fast-food.

Ndërkohë, në një dokument të siguruar dhe publikuar nga “Fax Web” një ditë më parë, shihet sesi Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, i ka dhënë leje kompanisë ‘Albanian Distribution & Development sh.p.k.’ për shitjen në një hapësire prej 9 m2, pra në kioskë, në zonën e ish-bllokut në rrugën “Ismail Qemali”.

Sipas ekstraktit të QKB-së, ky subjekt ka shtuar dy adresa me përcaktimin “kioskë”. Ndërkohë një tjetër kioskë e kësaj kompanie është vendosur vetëm mbrëmë pranë Parkut Rinia./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...