×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kryemadhi: Dinozaurët e sotëm dhe të së shkuarës, nuk e ndalin rininë shqiptare të përmbysë këtë regjim

Saturday, 28 Prill 2018 15:35

 

Fjala e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në takimin e organizuar nga LRI me maturantët e qytetit të Tiranës për Maturën Shtetërore

 

  Në fakt do të doja të falenderoja të gjithë grupin organizator të gjimnazeve të Tiranës, dhe nëpërmjet tyre të falenderoj të gjithë juve sot që jeni në këtë aktivitet. Është shumë e rëndësishme, LSI që në themelimin e saj, bazën dhe themelin dhe motivimin e ka pasur te të rinjtë dhe sidomos te gjimnazistët, maturantët dhe studentët. Në të gjithë historikun e saj LSI, meqënëse pjesa juaj më e madhe jeni 17-18 vjeçarë, dua t'ju theksoj që vlerat e një force politike qëndrojnë te dashuria që ajo ka për vendin, qëndrojnë te lidhja që forcat politike apo partitë politike krijojnë jo vetëm me anëtarësinë, por me qytetarët, sepse në fund të fundit, një parti politike është një grupim njerëzish në vullnet të lirë, për ti shërbyer në radhë të parë vendit të tyre, dhe pastaj për të krijuar një mirëqenie dhe begati për qytetarët të cilët çdo ditë e më shumë luftojnë dhe përballojnë për rritjen e mirëqenies së familjes së tyre. Dhe aq më shumë prindërit tuaj, të cilët janë ata që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët, në mënyrë të tillë që ju të keni një të ardhme të garantuar dhe të sigurt. LSI në thelb të saj është një forcë politike që për hir të së vërtetës që në themelimin e saj, që kur Erisa Xhixho ka qenë kryetarja e parë e LRI-së, më pas Endriti e kështu me radhë, Kejdi, Floida, të gjithë, pikën kryesore kanë pasur luftën dhe debatin me çdo Ministri Arsimi për Maturën Shtetërore.

E themi këtë sepse në fund të ditës, një komb ekziston nëse do të jetë i ditur. Nëse një komb është i paditur, nëse një komb nuk ka elementet kryesore, të cilat janë edukimi, jetëgjatësia e tij do të jetë shumë e shkurtër. Ky është një nga debatet e mëdha dhe kryesore që LSI në këto vitet e fundit, ka pasur fuqimisht dhe egërsisht. Nuk kompleksohemi nga fjala egërsisht sepse nëse ne nuk do të luftojmë pa kompromis kundër injorancës, kundër padijes dhe kundër shkatërrimit të dijes të rinisë shqiptare, atëherë misioni ynë nuk është realizuar. Këtu përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë themeluesit e LRI-së që nga Erisa Xhixho, Endrit Braimllarin, Kejdin, Floidën, Klevin, sepse ky aktivitet i sotshëm është dhe një lloj vazhdimësie e asaj tradite kaq të bukur që ka nisur LRI 14 vite më parë. Sot është shumë e thjesht për të diskutuar për Maturën Shtetërore, për të diskutuar për problematikat që ju i keni ngritur në grupin e punës dhe sot me ne janë dhe profesor Luigji, profesoreshë Nora, Profesor Shezo, profesor Eltjoni, ku në fakt në radhët e LSI është një numër I madh pedagogësh nga universitetet, por edhe mësues, të cilët kanë qenë kontribues të jashtëzakonshëm në programin për arsimin që ka bërë LSI. LSI vlerëson dhe beson te arsimi, sepse është shumë e rëndësishme për një komb dhe rininë e tij që të jetë e ditur. Sot tek vija tashmë, dëgjoja propagandën e radhës, paradën e radhës të kryeministrit Rama, i cili çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Një njeri që nuk ka realizuar asgjë në jetën e tij ka frikë nga plakja, sepse plakja nuk është një gjë e shëmtuar, plakja është një gjë shumë e bukur sepse në fund të ditës shikon se si fëmijët e tu rriten, shikon se si brezat e rinj rriten dhe evoluojnë. Por duke qenë se nuk ka realizuar shumë gjëra në jetën e vetë, ka krijuar një frikë nga plakja e tij dhe frika e tij po shkon larg çdo imagjinate njerëzore. Frika e tij po shkon drejt shkatërrimit të së ardhmes të rinisë shqiptare dhe drejt plakjes që kërkon tia japi rinisë shqiptare. Dhe plakja e një rinie vjen duke I shkatërruar arsimin. Plakja e një rinie vjen duke e kthyer në një brez injorant, duke e kthyer në një brez I cili e gjen zgjidhjen duke u larguar sa më shpejt nga vendi I tij për të mos e kthyer më kokën mbrapa. Ju jeni shumë të rinj, nuk e keni arritur periudhën e ndryshimit të sistemit, dinozaurët e të shkuarës nuk e ndaluan dot rininë shqiptare për të përmbysur regjimin komunist, edhe këta dinozaurët e sotëm, të cilët janë përsëri të së shkuarës, nuk mund ta ndalojnë dot rininë shqiptare për të përmbysur këtë regjim diktatorial të krimit të organizuar në Shqipëri, që jo vetëm ka uzurpuar ekonominë shqiptare, por po uzurpon çdo ditë e më shumë shkollat, klasat dhe çdo institucion mësimdhënie.

Në fakt, kush më dëgjon do thotë që është shumë agresive Monika në këtë që thotë, por nuk është agresive, sepse të gjithë shokohemi se si shikojmë mësuesit që rrahin fëmijët, shikojmë se si mësuesit janë kthyer në shpërndarës të drogërave, shikojmë se si mësuesit përdorin fëmijët për transportues të drogërave, shikojmë se si tallet dhe abuzohet me buxhetin e arsimit, ku në fakt zhduket dhe nuk del asgjë. Arsimi u kushton sot shqiptarëve më shumë se çdo gjë tjetër. Ju të gjithë jeni koshientë se si prindërit tuaj nxjerrin para nga xhepi plus, për t'ju bërë kurse private, për tju blerë libra të rinj, apo për t'ju krijuar një ambient tjetër më të pranueshëm, në mënyrë të tillë që ju të jeni konkurrent në tregun e punës në të ardhmen. Dhe në fakt nga statistikat e fundit del që arsimi në Shqipëri u kushton katër herë më shumë shqiptarëve se sa I kushton një bashkëmoshatari tjetër në rajon dhe dy herë më shumë se sa një bashkëmoshatari në Europë duke pasur parasysh të ardhurat për frymë. Pra të hyjmë në analizën e arsimit është një debat që politika shqiptare duhet të fokusohet totalisht në këtë drejtim, sepse nëse ne nuk do të kemi një arsim të mirë, nuk do të kemi sistem taksash për shqiptarët, por do të kemi një sistem taksash I cili do të shërbejë për ti varfëruar shqiptarët për ti rrjepur ata, dhe për të pasuruar dy apo tre veta. Nëse ne nuk do të kemi një arsim të mirë, do të kemi mjek të pakualifikuar, do të kemi infermierë të pakualifikuar, të cilët shpëtimin e tyre do ta gjejnë duke u vendosur gjoba të sëmurëve dhe duke i parë nga duart dhe nga xhepat fukarenjtë që paraqiten dhe përplasen në dyert e spitaleve publike.

Nuk do të kemi sistem taksash për shqiptarët por do të kemi një sistem taksash i cili do të shërbejë për ti  varfëruar shqiptarët për ti rrjepur ata dhe për të pasuruar dy apo tre veta. Nëse ne nuk do të kemi një arsim të mirë do të kemi mjek të pakualifikuar, infermier të pakualifikuar të cilin shpëtimin e tyre do ta gjejnë duke iu vendosur gjoba të sëmurëve duke i parë nga xhepat fukarenjtë që paraqiten në dyer e  spitaleve publike. Nëse ne nuk do të kemi arsim të mirë nuk do të kemi politikanë që do të bëjnë politika shëndetësore por do ti shikojmë sesi shqiptarët do të gjejnë zgjidhjen për t'iu lutur kryeministrit për të marrë ilaçin e herceptinës një grua që është e sëmurë me kancerin e gjirit apo kushdo tjetër që është i sëmurë me sëmundje të rënda të cilat e kanë shumë të vështirë kurimin e tyre. Nëse ne nuk do të kemi arsim të mirë ne do të kemi mësues shumë të këqij, injorant, pervers dhe mbi të gjitha mësues që do të shkatërrojnë të ardhmen e këtij vendi. Ne si LSI, kemi vendosur të jetojmë dhe të kontribuojmë në Shqipëri, të paktën këtë e them për veten time, Zyshë Norën, Prof.Luigjin, Prof Shezon, se secili nga ne mund ta kishte shansin për tu larguar por menduam për të jetuar dhe kontribuar sado pak këtu. Kemi bërë gabime sigurisht por ama e kemi marrë guximin dhe për të thënë na fal.

Dhe unë përfitoj nga rasti të them përsëri në emër të LSI, për tu kërkuar falje jo vetëm ju maturantëve që jeni këtu po për tu kërkuar falje të tre brezave të maturantëve të cilët kaluan në kalvarin e vuajtjeve dhe të strapacimit  të brezave të kaluar me miratimin që ne i bëmë ligjit të arsimit të lartë ku morëm një vendim politik dhe jo të arsyes që ishte shumë e domosdoshme. Sepse në raste të tilla bashkëbisedimi me ju do të ishte shumë i domosdoshëm dhe nganjëherë interesat politike duhet të dalin mbi interesat tona personale, pra interesat që kanë të bëjnë me brezin e ri, që kanë të bëjnë me të ardhmen e një shoqërie e cila është shumë e domosdoshme. Sot Shqipëria më shumë se kurrë unë mendoj që ka të nevojshme një rini aktive, një rini e cila e shikon të ardhmen në vendin e vetë dhe një rini e cila pret që çdo ditë e më shumë jo vetëm na ana profesionale dhe nga ana e karrierës së saj por mbi të gjitha pret që të ndërtojë ëndrrat e veta dhe të ardhmen e saj në vendin e vet.  Mos pretendoni që të rinjtë italianë, gjerman apo anglez do tu hapin hapësirat juve për të ecur dhe për tu zhvilluar atje. Jo, do të jetë shumë e vështirë, ama nëse ju do të keni hapësirën për të jetuar dhe punuar këtu, Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti por e mallkuar nga klasa politike. Prandaj dhe unë ju bëj thirrje të gjithëve ju, mos ndaloni në misionin tuaj për të ndaluar këtë realitet të hidhur. Përfshihuni në politikë, mos u përfshini në politikë për të bërë karrierën politike por për të ndryshuar  këtë realitet. Jepni forcë zërit tuaj angazhimit tuaj, jepini forcë veprimtarisë suaj në mënyrë të tillë që duke filluar që nga unë e para, dhe të gjithë drejtuesit e LSI, të jemi nën diktatin tuaj për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, jo vetëm në sistemin arsimor por për të ndryshuar këtë realitet të hidhur të cilin ne e shikojmë çdo ditë e më shumë. Vetë Rama e pranoi që shqiptarët nuk ushqehen me suksese, besoj e ka kuptuar që çdo ditë e më shumë po braktiset nga njerëzit e tij, nga opinioni publik, nga vetë rrethi i tij ekonomik sepse dhe në fund të ditës, çdo njeri shikon atë çfarë i ofron familjes së tij dhe sukseset e Edi Ramës që janë vetëm personale të imagjinatës së tij, por vetëm suksese për shqiptarët nuk janë. Janë  suksese të cilat vetëm kanë varfëruar shqiptarët por jo vetëm ekonomikisht por edhe shpirtërisht.

Prandaj unë sot jam këtu me ju për tu dëgjuar për të marrë mendimet tuaja dhe për të marrë një nismë të re, atë nismë që të gjithë u maturantët që jeni sot këtu në Tiranë ta shpërndani në të gjithë gjimnazet e Tiranës. Mos u frikësoni nga mësues ë cilët janë jo vetëm mediokër por janë edhe mësues me probleme dhe defiçenca të mëdha të dashurisë shpirtërore të mësuesit ndaj nxënësit. Të cilët me paturpësinë më të madhe kërcënojnë nxënësit për lirinë e mendimit të tyre. Dhe mos u ndaloni nga këta lloj njerëzish sepse  këta lloj njerëzish jo vetëm koha por vetë ju do ti flakni tutje sepse janë njerëz të cilët nuk kontribuojnë në ndërtimin dhe në ngritjen e një shoqërie që kanë nevojë Shqipëria, që ka popullin më të vjetër në Europë dhe njëkohësisht populli më i ri në Europë. Dhe ne këta njerëz që kërkojnë ta plakin këtë shoqëri me shpejtësinë më të madhe ndonjëherë unë mendoj që vetëm energjia, dëshira, entuziazmi juaj, mund ta ndalojë këtë dinozaur të së shkuarës i cili është një specie në zhdukje po ka ngelur vetëm në Shqipëri se të gjitha vendet e tjera të Europës e kanë larguar. E keqja nuk ka fund, por mendoj që le të luftojmë ne të rriturit prindërit tuaj me të keqen dhe tu hapim rrugën ju për të ndërtuar autostradat e zhvillimit të Shqipërisë, rrugët e zhvillimit të arsimit, shkencës  dhe kudo me rradhë sepse Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për ju.

Ka nevojë politika, shoqëria, universitetet, shkollat, prindërit tuaj sepse kanë nevojë të garantojnë pleqërinë e tyre me fëmijë të cilët duan familjen, e respektojnë e vlerësojnë familjen dhe mbi të gjitha duan vendin e  tyre. Nuk mund të duash vendin nëse nuk do familjen tënde dhe duke iu lutur Zotit që tu japi forcë kurajo dhe tu ruaj dhe tu bëjë më të fortë në misionin tuaja kaq të madh që keni marrë. Falenderoj dhe Erisa Xhixhon, nënkryetaren LSI-së, e cila ju ka qëndruar pranë, ajo është themeluesja e LRI dhe të jeni të bindur që edhe pse do bëhet nënë për herët të dytë ajo ndihet njëlloj si ju sepse edhe unë kështu si ju ndihem edhe pse jam nëna e tre fëmijëve por është kënaqësi shumë e madhe të jesh me ju sepse bëhesh pjesë e ëndrrave dhe e realiteteve tuaja të cilat janë kaq prezente dhe kaq të bukura dhe na largojnë nga ajo ithtësia dhe helmi politik me të cilin ne jemi shoqëruar gjithë këto vite. Unë ju uroj gjithë të irat. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja, u dhëntë fuqi të vazhdoni dhe suksese në provimet  maturës shtetërore.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 12:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...