Berisha: Studiuesi me dokumente fundosi Ramën në Berlin

Hënë, 30 Prill 2018 14:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përsëri lidhur me vizitën që kryeministri Edi Rama pati pak ditë më parë në Gjermani.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Rama ka pranuar fushatën e shpifur ndaj deputetit gjerman, ndërsa gënjeu për imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Reagimi i Berishës:

Thellohet skandali!

-Rama pranon autoresine e fushates staliniste te shpifjeve te ulta. Ne Berlin e ndjekin si hije e zeze
-Jo vetem Tahiri dhe fushata staliniste e shpifjeve te ulta por edhe djegsat qe e djegin Ramen ne Berlin.

Te dashur miq, Edvin Kristaq Genjeshtren kudo qe shkoi ne Berlin e ndoqen tre hije te zeza.
a) hija e Saimir Trafikut
b) hija e fushates staliniste e shpifjeve te ulta ndaj deputeteve te nderuar te Bundestagut dhe 
c) hija e korrupsionit dhe konkretisht e aferes se fundit korruptive te djegsave.

Keshtu, edhe ne takimin e fundit te organizuar ne Berlin nga fondacioni Ebert Shtiftung ne prani te personaliteteve te rendesishme te SPD ne Bundestag dhe qeveri, Edvin Kristaq Rama, i pyetur nga te pranishem per fushaten staliniste te mediave puthadore te qeverise kunder deputeteve te Bundestagut, pranoi perfundimisht autoresine e saj kur mbrojti autoret e shkrimeve te porositura prej tij. Ai u tha te pranishmeve se shkrimet e publikuara ne mediat e Endri Parukes,
Ymer Parelaresit, Bledi Trafikantit, Alban Xibrakes nuk ishin fabrikuar nga zyra e tij dhe si argument kryesor zgjodhi faktin se autoret i kishin marre nga mediat e huaja, nderkohe qe tre ore me pare ai kishte deklaruar para nje audience me deputete te te gjitha grupeve te Bundestagut, se me fushaten e tij shpifese nuk kishte asnje lidhje por ajo ishte e mediave te pavarura dhe njerezve qe nuk donin integrimin europian te Shqiperise.

Lidhur me bllokimin e drejtesise per rastin e Tahirit, Rama, skllav i ketij te fundit, perseriti megamashtrimin se Saimir Trafiku nuk ka asnje imunitet. Por ne kete takim Ramen e ndoqi edhe fantazma e djegsave.

I ftuar si “rastesisht" ne takim, nje studiues shqiptare pyeti Ramen per aferen e fundit korruptive te djegsave prej 180 milion euro!

Rama, si per te pranuar implikimin direkt te tij ne kete afere ju drejtua studiuesit shqiptar duke i thene se keto i ke marre nga mediat e kazanit. Ai ju pergjigj preraz duke i treguar dokumentet zyrtare qe faktojne ate qe ai ngriti ne takim dhe lexoi para te pranishmeve dokumentat qe fundosen Ramen.

Te dashur miq, kazani eshte mbushur plot me llum-kazanin ndaj dhe ju ftoj ta hedhim sa me pare! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...