Eksluzive/Kreshnik Çollaku: Veliaj kryebashkiaku “Një pemë, Një kullë”, prej 2017 qeverisë me vota të paligjshme

Hënë, 30 Prill 2018 18:37

Nga Mina HYSA

 

 Tirana nuk ka një buxhet të miratuar ligjërisht. Votimet e paligjshme janë nga rritja e çmimit të ujit, nga pagesa 2.5 milion euro për të shkul e mbjell palma e pisha në autostradë, favorizimi i monopoleve në transport licenca kompani taksish dhe autobusësh, taksa favorizuese e diskriminuese për ndërtuesit e kullave, dhënia e sallave te bibliotekave te qytetit strukturave FRESH të kamufluara si OJF, për t’i kthyer nesër në shtabe elektorale e për t’i përdorur deri në atë kohë si biznes i këtyre grupeve dhe një seri vendimesh të tilla. Kjo është sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme, por e sigurt dikush një ditë do të përgjigjet për këto pasi për secilën po përgatisim një padi penale

 

Tirana prej vitit 2015 qeveriset nga PS, me kryebashkiak Erion Velian. Përkundër premtimeve të tija si; zero ndërtime në metropol, shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve dhe taksa dhe tatime të ulta, e kundërta ka ndodhur prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë së kryeqytetit, ku numri i kullave shumëkatëshe po ia kalojnë edhe vet beniaminit të tij Edi Ramës dhe betoni pritet të ia marrë frymën përfundimisht së shpejti qytetit. Edhe ato pak lulishte që kishin mbijetuar nga epoka Rama si kryebashkiak në Tiranë, po betonizohen nga Erion Veliaj. Shërbimi ndaj qytetarëve lë sërish për të dëshiruar ku nuk ka asnjë përmirësim, për ilustrim mund të marrim shërbimin urban ku kryebashkiaku rriti dhe çmimin e aboneve. E kundërta ka ndodhur dhe me tarifat vendore ku tashmë banorëve të Tiranës ju duhet jo vetëm të paguajnë më shumë por dhe të kanë taksë ekstra siç ishte taksa e arsimit. Tashmë do të paguajnë dhe rritjen e çmimit të ujit për m3. Teksa kryebashkiaku rreket të inaugurojë ca rrugica me ushtrinë e propagandës prapa për të shplarë trurin e njerëzve sikur po punon, të kundërtën po bën me qytetin duke e kthyer në një geto të vërtet.

Opozita në Këshillin Bashkiak ka bërë të sajën duke i bërë oponencë çdo projektvendimi që ka shkuar në Këshill, por që është ndeshur me arrogancën e kryebashkiakut Veliaj, arrogancë që reflektohet dhe nga shefi i tij Rama duke mos marrë parasysh asnjë propozim të opozitës të cilat sigurisht kanë qenë dhe janë në interesin qytetar.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “55”, anëtari i Këshillit Bashkaik, njëkohësisht dhe kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku i përgjigjet interesit se si do ta vlerësonte Veliajn po të ishte një qytetar i thjeshtë, sa Veliaj po e mban premtimin për mosbetonizimin e Tiranës, sa transparente është kryebashkiaku me qytetarët dhe këshilltarët, sa projektvendimet kërkojnë konsensusin e opozitës bashkiake. Më tej në këtë interviste z.Çollaku shpjegon dhe faktin pse se çdo votim prej korriku të vitit 2017 në Këshillin Bashkiak është i paligjshëm dhe cilat janë këto votime që kanë qenë në kurriz të qytetarëve dhe sipas tij Tirana sot ka një buxhet të miratuar në mënyrë të paligjshme. Më tej z.Çollaku flet dhe rreth fushatës së mbjelljes së 100 mijë pemëve nga Veliaj duke e konsideruar mashtrim, skandalit të humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt dhe çfarë mesazhi ka për kryebashkiakun e Tiranës.

Ja si shprehet më tej në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “55” kreu i Këshilltarëve te Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës.

Zoti Çollaku, po ju bëj një pyetje të parë, jo si këshilltar, por si qytetar i Tiranës. Çfarë note do t’i vinit Erion Veliajt si kryebashkiak në funksion të asaj që ka dhënë në funksion të komunitetit? Sa më i jetueshëm ose jo është sot qyteti?

Si qytetar do t’i vija notën maksimale si aktori më i mirë në qytet. Ai është i pranishme çdo ditë nëpër televizionet që bujarisht kujdesen t’i kushtojnë hapësira të rëndësishme mediatike për serialet e tija plot propagandë. Duhet pohuar se Erioni performon mirë. Cilësitë aktoriale vijnë drejt perfeksionimit. Duhet pohuar se jo e gjitha është meritë e tij. Ai ka një staf fantastik propagande. Disa zëra thonë 72 djem e vajza të përkushtuara në fushën e reklamës. Sigurisht profesionistët paguhen mirë, por Bashkia ka mjaft projekte e fonde që i përdor si shpërblim të këtyre profesionistëve. Pastaj këtij stafi po t’i shtojmë kamerat e shtrenjta dronët e të tjera pajisje të cilësisë së fundit kinematografike, e bëjnë seriozisht një konkurrent të vështirë për telenovelat që mësë shumti shtëpiaket ndjekin çdo ditë. Erion Velija ka futur një dimension të ri në politikë, atë të aftësisë interpretative dhe aktoriale. E duhet thënë se në këtë fushë ka pak rivalë.

Një nga premtimet e Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës ishte zero beton në kryeqytet. A po e mban Veliaj këtë premtim?

Këtë premtim jo vetëm qe kryebashkiaku bën sikur e ka harruar, por çuditshëm e kanë harruar dhe shumica e asaj që quhet media e opinion publik i pavarur. Përkundër premtimit për Zero ndërtime, kryebashkiaku po tregohet “bujar” me qytetin. Së shpejti Qendra e Tiranes pritet të shtohet me rreth 47 kulla shumëkatëshe (30-45) kate. Vetëm se fushata e mbjelljes së kullave është deficitare nga pikëpamja mediatike. Kullat shumëkatëshe po rivalizojnë pemët e pretenduara. Ky kryebashkiak do të mbahet mend për fushatën “Një peme, Një kullë|.

Sa transparent është kryebashkiaku në raport me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë?

Manipulimi e propaganda shkon në raport të zhdrejtë me transparencën. Sa me shumë zhurmë e propagande ka, aq me pak transparencë mbetet. Se sa propagandë ka Bashkia Tiranë këtë e konstaton lehtë çdo qytetar. Unë po ju them edhe si kreu i grupit të këshilltarëve PD me Tiranë, se një pjesë e energjive tona shkon për t’i kërkuar administratës së bashkisë e kryebashkiakut të vërë në dispozicion dokumentet e materialet për të cilat ka detyrim ligjor, të na i vërë në dispozicion. Ka patur raste që i jemi drejtuar gjykatës për të patur materiale nga Bashkia për të cilat siç thashë ka detyrim ligjor të na i vënë në dispozicion. Imagjinoni çfarë situate absurde përjetojmë në Këshillin Bashkiak dhe sa energji harxhojmë për elemente thelbësore, ndërkohë që këto kapacitete mund t’i përdornim për të zhvilluar debate ide e projekte për qytetin.

A u vijnë këshilltarëve të gjitha projektvendimet dhe sa është i interesuar kryebashkiaku të marrë konsensusin e opozitës?  

Që në fjalën time të parë në Këshillin Bashkiak dhe sa herë kam marrë fjalën u kam kërkuar kolegëve socialistë, por edhe kryebashkiakut, të mos na shohë si armiq, ne jemi kundërshtarë, por jo armiq. U kam kërkuar që të mbajnë debatin në parametrat etik e të qytetëruar, i kam ftuar të gjejnë te opozita e oponenca jonë argumentet në të mirë të qytetit dhe të aplikojnë ato. Në të kundërt është kthyer në mënyrë funksionimi përpjekja për të mbytur zërin e opozitës, përveç histerisë për të zhurmuar me sharje e fyerje çdo këshilltar të opozitës që paraqet një argument, përveç kësaj klime armiqësie të verbër, shtohet dhe një kontroll absolut mbi çdo media të cilat “çuditërisht” ndërpresin transmetimet live sa herë kundra ka kritika në këshill kundër kryebashkiakut.

Ju tregoj një shembull të freskët se si komunikon kryebashkiaku me opozitën e sa kërkon konsensus.

Në dhjetor 2017 bashkia sjell një projekt për Dhënien në Përdorim të Bibliotekave të qytetit rreth 8 gjithsej. Duke qenë se ishte dhënie në Përdorim të një prone të bashkisë ligji detyron votën me 3/5 në keshill. Projekti siç na ishte paraqitur synonte tua jepte bibliotekat disa OJF dhe nuk përcaktonte si ato do t’i organizonin këto biblioteka, çfarë aktiviteti do të bënin etj. Ne kërkuam transparence nga bashkia dhe kërkuam garanci në ligj që këto OJF të mos transformojnë objektin e bibliotekave duke i shëndëruarr në biznese e diskoteka ose, të ndalohet përdorimi për motive politike e fushate elektorale (siç druajmë se është qëllimi i pa shpallur i kryebashkiakut). Për këtë nuk dhamë votën. Projekti u rrezua.

Dy javë me parë vjen i njëjti projekt, i kishin ndërruar vetëm titullin (për të fshehur objektin) dhe kishin manipuluar bazën ligjore për të siguruar një kuorum votimi të thjeshtë. E gjitha kjo që bërë në mënyre tinzare. Teksti i ligjit brenda është identik me atë që rrezuam në dhjetor, ndërsa titulli i ndryshuar dhe baza ligjore po ashtu.

Pra Bashkia e ka me lehtë të shpikë formula tinzare për të manipuluar vendimet dhe ligjin se sa t’i nënshtrohet një debati të hapur me opozitën, të pranojë argumentet dhe më pas të marrë qoftë dhe mbështetjen e saj.

Ka pasur një debat mes jush për ligjshmërinë votimit të Këshillit Bashkiak. A mund të na thoni më konkretisht përse i quani të paligjshme votimet e kryera prej korrikut të vitit 2017?

Ka diçka me tej se një debat. Opozita ne Këshillin Bashkiak Tirane, grupi i këshilltarëve të PD dhe grupi i këshilltareve të LSI ka shpallur një marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak. Që kjo të kuptohet me qartë. Ne kemi deklaruar se marrim pjesë e votojmë në këshill vetëm projektvendimet që kanë lidhje me ndihmën ekonomike. Për çdo çështje tjetër ne as nuk marrim me pjesë as, nuk votojmë e as nuk njohim vendimet e këshillit bashkiak Tiranë deri sa në këshill të kthehet ligjshmëria e të respektohet vendimi i gjykatës.

Ka ndodhur se me vendim të Gjykatës Tiranë, 6 mandate të këshilltarëve socialistë janë shpallur të pavlefshëm prej korrikut të vitit 2017. Kjo do të thotë se 6 individët nuk kanë më të drejtë as të marrin pjesë në mbledhjet e debatet e as të votojnë, pasi gjykata ua ka hequr këtë të drejtë. Kjo do të thotë se çdo vendim i marrë në Këshillin Bashkiak nga korriku 2017 bazuar në maxhoranca të krijuara me këto 6 vota, është absolutisht i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

Në mënyrë paradoksale dhe absurde kryetari i këshillit bashkiak dhe grupi këshilltarëve të PS refuzojnë të njohin këtë vendim të gjykatës Tiranë,duke prodhuar në këshill një kuorum të manipuluar votash. Në këto kushte derisa drejtuesit e këshillit bashkiak dhe grupi i PS të vendosë të njohë vendimin e gjykatës ne si opozitë nuk marrim pjesë dhe nuk njohim asnjë vendim te këshillit. Ne gjithashtu çdo vendim të kaluar me këto vota te falsifikuara dhe nul do ta padisim në gjykatë për t’u shpallur të pavlefshme pasi janë marrë në bazë të mandateve të bëra nul nga gjykata. Tirana po shkon drejt një kolapsi institucional, pasi vendimet merren në dhunim flagrant të ligjshmërisë dhe vendimeve të gjykatave. Këto vendime kane pasoja e përgjegjësi financiare të mëdha..,ndaj unë mendoj dikur drejtësi do të bëhet dhe dikush do të mbajë përgjegjësi penale për taksat e shqiptarëve të abuzuara e keqpërdorura në shkelje të ligjit e ligjshmërisë.

Ka pas disa vendime të Këshillit Bashkiak të sjella nga administrata Veliaj të cilat janë në kurriz të banorëve të Tiranës. A mund të na i numëroni dhe a kanë ndeshur ato oponencën tuaj?

Sidomos në periudhën pas korrikut 2017 ka të tilla. E mbase për këtë u duhet një maxhorance votash e manipuluar dhe fallco. Mbase për këtë refuzojnë të njohin vendimet e gjykatës.

Po ka shumë të tilla. Nga rritja e çmimit të ujit, nga pagesa 2.5 milion euro për të shkulur e mbjellur palma e pisha në autostradë, nga favorizimi i monopoleve në transport licenca kompani taksish dhe autobusësh, nga taksa favorizuese e diskriminuese për ndërtuesit e kullave në mes të Tiranës, nga dhënia e sallave të bibliotekave të qytetit strukturave FRESH të kamufluara si OJF, për t’i kthyer nesër në shtabe elektorale e për t’i përdorur deri në atë kohe si biznes i këtyre grupeve dhe një seri vendimesh të tilla.

Kjo është sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme, por e sigurt dikush një ditë do të përgjigjet për këto. Pasi për secilën po përgatisim një padi penale.

Tirana ka një buxhet të konsiderueshëm si dhe kryebashkiaku, duke qenë i PS-së, ka mbështetjen e qeverisë në kurriz të bashkive të tjera, e veçanërisht atyre që drejtohen nga të djathtët. Si po i orienton Bashkia investimet ato që po kryen, a ka diskriminim, a po japin ato impaktin e pritshëm në komunitet?

Buxheti është një ndër vendimet që u mor me kuorum votash të falsifikuar. Për buxhetin votuan jo këshilltarë bashkiakë. Për buxhetin votuan individë që nuk kishin mandat për të votuar. Buxheti nga ana ligjore është i paligjshëm. Sot mund themi se Tirana nuk ka një buxhet të miratuar ligjërisht. Çdo veprim buxhetor ku bazohet bashkia Tiranë është i paligjshëm.

Dhe është sigurisht motivi për ta keqpërdorur politikisht që të bën të të refuzosh debatin e votën legjitime të opozitës për t’i dhënë ligjshmëri miratimit të buxhetit.

E kundërta ndodhi, u përdoren njerëz nga rruga për ta miratuar, për të miratuar keqpërdorimin e financave të Tiranës në shërbim të axhendës politike të PS.

Po përsëris, Tirana nuk ka një buxhet të miratuar ligjërisht. Çdo takse që mblidhet, çdo çmim i rritur, çdo pagesë qe kryhet është abuzim financiar është vepër penale. Për këtë një ditë dikush do të shkojë në qeli.

E shohim kryebashkiakun çdo ditë me lopatë në dorë dhe ka shpallur të mbjellë mbi 100 mijë pemë. Sipas jush, po mbillen këto pemë?

I kemi kërkuar transparence kryetarit te bashkisë për këtë fushate. I kemi kërkuar hartat e zonave ku këto pemë po mbillen. I kemi kërkuar ku janë blere këto peme me çfare tenderi, me çfarë vlere, sa është sasia etj, etj. Nuk ka asnjë përgjigje për këtë.

I kemi kërkuar kryebashkiakut të ndalë rekrutimin me forcë të fëmijëve, mësuesve administratës shtetërore të cilët janë detyruar e gjobitur të paguajnë nga 5-20 mijë lekë të vjetër, e pastaj për t’u shitur si vullnetarë. Asnjë reagim nga bashkia as për këto. Ndërkohë çdo natë u serviret njerëzve telenovela “një lopate, një kryetar 100 mijë pemë”. Le të na tregojë ku janë këto pemë të mbjella dhe do ta përshëndesim. Por unë kam bindjen siç besoj çdo qytetar se kjo është një fushatë e pështirë propagande bajate. E ndërsa në kamera bën sikur mbjell peme larg kamerave ne zyra firmosen leje ndërtimi për kulla shumë katëshe në qendër të Tiranës.

Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj është rrethuar edhe nga një sërë skandalesh ku spikat rasti ku humbi jetën Ardit Gjoklaj. Cili është komenti juaj në këtë rast?

Është një ndër modelet më të shëmtuara të keqpërdorimit të pushtetit. Do të kisha pritur nga Velija edhe meqenëse është një djalë i ri edhe pse kërkon të shfaqet si i qytetëruar të mos imitojë apo përdorë shëmtuar hilet e truket e modelet më të shëmtuara të politikës në këto 27 vite. Fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Dhe ky është një ndëshkim i pamerituar për Tiranën të cilës mësë shumti i nevojitet një qeverisje me qytetari, me transparence e ndershmëri. Mjerisht Erion Velija po dëshmon të kundërtën.

Si kreu i këshilltarëve të PD-së, cili do të ishte mesazhi që do t’i jepnit kryebashkiakut Veliaj për një qeverisje në interes të qytetarëve për të pasur edhe konsensusin e plotë të opozitës?

Unë do t’i thoja Erion Velisë, se qyteti ka nevoje për rrugë, pemë, ka nevojë për sheshe, ngjyra...por një qytet nuk e bëjnë rrugët, ndërtimet, sheshet e ngjyrat, një qytet e bëjnë qytetaria.

Qytetaria ndërtohet me qeverisje të ndershme. Qytetaria ndërtohet duke iu dhënë bashkësisë së njerëzve dinjitetin e respektin. Nuk ka qytet pa qytetarë. Në këto vite Erion Velija ka vrarë e abuzuar pikërisht me këtë, qytetarinë. Besimin se mund të qeveriset pa hile mashtrim, ka vrarë dinjitetin duke mbytur me propagandë me shpresë se do të manipuloje mendjet e ndërgjegjien.

Me këtë betejë Erion Velija ka vrarë qytetin pasi ka vrarë e nëpërkëmbur qytetarinë e banorëve të këtij qyteti. Beteja e kryebashkiakut sot nuk është me opozitën, por me qytetarinë e Tiranes. Kjo është një betejë që në fund unë jam i bindur, qytetaria do të ia dalë të fitojë, për të mirën edhe të ErionVelisë.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...