×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama shpik edhe radikalizmin islamik dhe kërcënon: Nëse Shqipëria nuk shkon në BE atëherë .....

Hënë, 30 Prill 2018 23:41

Edi Rama, ka folur sot marrëdhëniet e tij me presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan duke pranuar se nuk ka asnje problem, pasi Turqia është partner strategjik.

‘Ju siguroj që në Bruksel që nuk ka asnjë shqetësim për marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në është një marrëdhënie që matet me cilësinë e qëndrimeve tona, të cilat janë 100 përqind me ato të BE-së. Turqia është në NATO dhe ne jemi në NATO, Turqia është një mik i vjetër, është një partner strategjik, por e vërteta është se unë shpresoj dhe punoj që të ketë shumë më tepër investime turke se sa ka’, u shpreh Rama
Sa i përket deklaratës së bërë nga profesori amerikan David Phillips, i cili i bëri thirrje Ramës që të zgjedhë mes Turqisë dhe Shqipërisë, Rama tha se Shqipëria është një vend i hapur .
Unë nuk kam se çfarë të zgjedh mes Amerikës dhe Turqisë, Filips është shumë larg realitetit. Unë nuk i kërkoj leje dhe si jap llogari asnjërit, sepse unë nuk kërcej nëpër dasma. Së dyti jam ndier i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës, dhe kam shkuar. Së treti marrëdhëniet tona me Turqinë nuk kanë përbërë dhe nuk përbëjnë në asnjë rast asnjë lloj kushtëzimi. Dhe profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Nga ana tjetër profesori duhet ta dijë shumë mirë se në Shqipëri jetojnë muslimanë dhe katolikë, e nëse katolikët e morën monumentin e tyre edhe muslimanët duhet ta marrin. Sa i përket pastaj financimit, profesori duhet ta dijë se është një financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për atë të Shqipërisë dhe komuniteti  mysliman i Shqipërisë nuk i merr leje kryeministrit’, shtoi Rama.
Sa i përket deklaratës së tij të bërë në Berlin ku tha se nëse Shqipëria nuk futet në BE atëherë rrezikohet që të kemi rritje të radikalizmit, Rama tha se e tha këtë gjë pasi Shqipëria është vend që kërkohet edhe nga eksponentë të tjerë.
‘Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët e kazanit mediatik që flasin për shantazhim të europës. Po mirë Juncker kë shantazhi kur tha Ballkani ose të vijë të bëhet pjesë e jona, ose Ballkani do të përballet me një luftë tjetër. Unë kam një bindje të thjeshtë që Shqiptarët sot, muslimanë apo të krishterë, të majtë apo të djathtë, ka një gjë që i bashkon dhe kjo është Europa, mund të jenë të ndarë për gjithçka, por kur vjen puna tek Europa të gjithë janë bashkë.
Perspektiva Europiane e mban bashkë gjithë këtë popull. Nëse perspektiva europiane do të tretej, atëherë sigurisht që do të hapeshin hapësira për të tjerë. Nuk është më sekret që na është dashur të hapim një luftë aspak të lehtë për eksponentët që vajtën dhe luftuan për ISIS’, tha Rama.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 00:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...