Veliaj...pemët dhe lekët te xhepi! Zbulohet skema e vjedhjes

Tuesday, 01 May 2018 09:59

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, prej një viti ka nisur një fushatë për mbjelljen e pemëve, fushatë kjo që edhe pse ishte paralajmëruar se do të përfundonte me 21 Mars, është shtyrë edhe për disa javë të tjera.

Më shumë se mbjellja e pemëve dhe kthimi i Tiranës në një qytet të gjelbër duke se Veliaj, ka gjetur çelësin sesi mund të bësh propagandë, duke futur duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës. Në vitin 2017, kreu i Bashkisë së Tiranës vuri si mision mbjelljen e 100 mijë pemëve, ndërsa për të arritur këtë qëllim angazhoi dhjetëra punonjës si dhe bizneset e tij klienteliste.

Duke mos bërë asnjë lloj transparence, Veliaj pushtonte çdo ditë televizionet dhe gazeta e blera, me propagandën e tij për gjelbërimin e Tiranës. Por duke lënë anash pjesën sesi mundet që një kryetar bashkie që është menaxheri i gati 1 milion njerëzve merret çdo ditë me mbjellje pemësh, duket se pas kësaj fshihet një vjedhje e madhe, shkruan 55News.al.

Në pamundësi për të numëruar çdo pemë që Veliaj pretendon se ka mbjellë, më e logjikshmja është që fusim në punën matematikën. E gjithë fushata e Veliajt për mbjelljen e pemëve është përqendruar tek “Pylli Orbital”, ku pretendohet se janë mbjellë edhe shumica e pemëve. Si fillim duhet që sqarojmë se çfarë duhet të kuptojnë me nocion pyll, dhe për këtë na vjen në ndihmë përkufizimi që i ka bërë organizata botërore me emër “Food and Agriculture Organization”, e njohur shkurt FAO.ggg.png

Sipas saj, Pyll quhet një hapësirë prej minimumi 0.5 hektarë e mbuluar prej pemëve në jo më pak se 10% të sipërfaqes, dhe në varësi të sipërfaqes së hektarëve shtohet dhe përqindja e pemëve. Nga përkufizimi i mësipërm, mund të nxjerrim se në 0.5 hektarë tokë, duke pasur parasysh se vetëm në 10% të sipërfaqes mund të mbjellim, i bie që nuk mund të mbjellësh më shumë se 50 pemë.

Deri tani nga Bashkia e Tiranës pretendohet se janë mbjellë më shumë se 100 mijë pemë, me një llogaritje të thjeshtë, duhet që në Tiranë të ishin të zëna me pemë 1 mijë hektarë tokë në Tiranë, ose 10 km katror. Por, nga disa matjet të përafërta, Parku i Liqenit, i Kasharit dhe i Paskuqanit të marrë së bashku, janë afërisht 7 km katror. Nga kjo matje duket qartë se Erion Veliaj ka mashtruar, ndërsa nga ana tjetër nuk kemi as një të dhënë sesa blihen nga Bashkia këto pemë, duket shtuar këtu edhe numrin në letër të pemëve ë mbjella, ai ka futur miliona lekë në xhep.yey.png

Fitimi i Veliajt nuk është vetëm tek pemët, por duke bërë fushatë “gjasme” për mbjelljen e pemëve, ai ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi për kulla, duke prishur edhe parqe lojërash dhe marrë lekë nga ndërtuesit. /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...