Berisha: Kalbësira politike po kundërmon, ta hedhim sa më parë

Tuesday, 01 May 2018 11:59

Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar lajmet e mediave franceze të cilat kanë publikuar për publikun e tyre “rekordin më të ri dhe më të zi të Shqipërisë si eksportues numër një i kanabisit në botë”. Berisha thotë se ky rekord është një thirrje tjetër për çdo shqiptar, që të ngrihemi për të hedhur sa më parë kalbësirën politike që kundërmon sot në Shqipëri dhe në botë.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit

Drejt Bashkimit Europian si eksportuesi numer nje i kanabisit ne bote!!

Te dashur miq, dje mediat francese informuan publikun e tyre per rekordin me te ri dhe me te zi te Shqiperise si eksportues numer nje i kanabisit ne bote!

Ky rekord, veper e politikes se Edvin Kristaq Rames dhe Saimir Trafikut eshte nje damke e zeze e madhe dhe tejet kercenuese per Shqiperine ne nje kohe kur vendi ka nevoje vetem per rekorde te mira per çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ky rekord eshte nje thirrje tjeter per çdo shqiptar, qe konsideron integrimin ne Bashkimin Europian te Shqiperise si te ardhmen me re mire te tij, te ngrihemi per te hedhur sa me pare kalbesiren politike qe kundermon sot ne Shqiperi dhe ne bote! Ketu me poshte keni shkrimin e plote. sb

“Emisioni francez / Shqipëria plazhe parajse dhe eksportuesja më e madhe e kanabisit në botë

Disa herë në mbrëmjen e djeshme një nga emisionet më të njohura franceze në TV M6 e ka cilësuar shqipërinë si vendin më të madh të prodhimit të kanabisit në botë. Në dokumentarin e “Enquete Exslusive” të drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere, krahas plazheve magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu Elia Zaharia, i është kushtuar edhe një vend i veçantë prodhimit e trafikut të narkotikëve. Gazetarët francezë në dokumentarin e transmetuar të dielën në orën 24:25 duket se xhirimet i kishin bërë mbi një vit më parë kur Saimir Tahiri ishte ende ministër. Pra, kur ishte koha që qeveria e tij dhe e Ramës i quante kazan, të gjithë ata që flisnin për boom-in e kanabisit në vend.

Enquete exclusive - Plages de reve, business et vendetta : la face de l'Albanie

Ashtu sikurse pritej dokumentari ishte instaluar edhe në zyrën e ish ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme. Dhe ata e pyesin shprehimish: ka shumë akuza që ju lidhin ju direkt me trafikantët…

Përgjigjja e Tahirit: Unë do shqetësohesha po të mos ishte kështu….mua më kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime….Kjo tregon se ne po e luftojmë krimin.

Në fakt u desh edhe disa kohë që e vërteta të dilte në shesh për të gjithë shqiptarët. Por interesante është se në dokumentarin francez të “Enquete Exslusive”, pavarësisht se kanë takuar autoritetet vendase, pavarësisht se kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, kolegët francezë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri po bëhej nami me kanabis, njësoj si mediat vendase që në atë kohë Rama filloi ti quante ‘kazan’ që nxin imazhin e vendit. ©Lapsi.al”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...