Sadri Abazi, imazhi i Bulevardit të Ri

E mërkurë, 02 May 2018 12:03

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë nisur atë që ai e quan, llogaridhënien për punët që janë bërë nga drejtuesit e qeverisë dhe të bashkive që drejtohen nga e majta.

Që propaganda e Ramës të ishte e kuruar, ishte zgjedhur që takimi të bëhej në Bulevardin e Ri, i cili ishte projekt i Lulzim Bashës, kur ishte kryetar Bashkie.

Ajo që ra në sy, ishte pjesëmarrja në takim e deputetit të PS-së, Sadri Abazit, për të cilin kanë dalë mjaft dokumente që ka përfituar para nga Bashkia e Tiranës në mënyrë abuzive.

Abazi njihet ndër njerëzit e afërt të Ramës, dhe për këtë kompanitë e nipit të tij, kanë fituar tendera si nga Bashkia e Tiranës, po ashtu edhe nga institucionet qendrore.

Për Abazin flitet shumë në qarqe diplomatike, ku mësohet se DASH po përpilon që ta shpallë “Non grata”, pasi duke qenë deputet ka shpërdorur detyrën.

Dihet tashmë se kontributi i Abazit si deputetit i PS-së, nuk është asgjë më shumë se vjedhje dhe korrupsion, ku më pas i ndanë lekët me kryetarin e tij.

Të mos flasim pastaj për shkollimin, ku Abazi në CV që ka dorëzuar në Kuvend, ka deklaruar se ka kryer shkollën e lartë jashtë shtetit.

Këtë pretendim e ka rrëzuar po vetë, pasi në formularin që ka plotësuar në kuadër të Dekriminalizimit, ka deklaruar se nuk ka qëndruar më shumë se 1 javë, në ato raste kur ka dalë jashtë shtetit.

Për Ramën nuk kanë rëndësi njerëzit, por se kush është më i korruptuar apo kush jep më shumë lekë për të.

Në ato pak investime që bëhen nga Rama, pas tyre qëndrojnë fytyra të vjetra dhe të korruptuar siç është ajo e Sadri Abazit.Screenshot_5.pngScreenshot_2.pngScreenshot_1.png

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 12:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...