Meta në Krujë, bashkë me arbëreshët përkujton rrugëtimin e Skënderbeut

E mërkurë, 02 May 2018 14:10

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Krujë, ku bashkë me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road", kanë përkujtuar rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore.

Meta ka publikuar disa foto në profilin e tij nga aktivitetit, ku ka falenderuar arbëreshët për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut.

Po ashtu, kreu i Shtetit nuk ka harruar pa falënderuar edhe konsullin tonë të nderit në Kalabri, duke e vlerësuar për punën e palodhur që ka bërë ai.

Statusi i Metës:

Sot në Krujë, me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road" përkujtuam rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore. Skënderbe, Arbëreshë dhe Shqipëri janë një trinom i pandashëm. Mirënjohës përjetë arbëreshëve, për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut. Një falenderim të veçantë edhe për punën e palodhur dhe të mrekullueshme të Aldo Morinos, konsullit tonë të nderit në Kalabri.31743699_1745353888844210_5574563732811415552_n.jpg31890808_1745353805510885_5861416287749537792_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

Politikë

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore janë të shqetësuar për projekti japonez në parkun e Butrintit, pasi sipas tyre, dëmton peizashin historik dhe për këtë ka cituar letrën e dy...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

  Para nisjes së seancës plenare, gazetarët u kanë vënë mikrofonët mimnistrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste në oborrin e Kuvendit për t’i pyetur rreth arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i...