Erion Veliaj i jep të vëllait milionat e koncertit të Rita Orës

E mërkurë, 02 May 2018 15:17

Në datën 3 qershor, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të zhvillojë një koncert në Tiranë. Koncerti financohet nga kompania e telefonisë ‘Albtelecom’ dhe Bashkia e Tiranës siç tregohet në posterin prompovues të koncertit në faqen e kompanisë në Facebook.

Shifra e këtij sponsorizimi nuk është bërë transparente por një këngëtare e kalibrit të Rita Orës e ka ‘dorën’ e rëndë dhe shkon zakonisht mbi 150 mijë euro.

‘Albtelecom’ është një nga klientet e ‘Gogel.al’, kompani reklamash në pronësi të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliaj.

Kjo kompani e themeluar në vitin 2013, ka rritur ndjeshëm fitimet gjatë këtyre 5 viteve, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-ministrin e Mirëqenies, aktualisht kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj.

Në vitin 2014, ish-ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, akuzohej se po shfrytëzonte postin e tij për të futur në xhepat e tij paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet kompanive ‘EAG’ dhe ‘Gogel’, kjo e fundit në pronësi të Arber Veliajt.

Dy kompanitë kanë pasur në vitin 2014 të njëjtën adresë fizike dhe pas denoncimeve në media, ndërruan adresë.

Në një analizë të revistës Monitor, në muajin shkurt të këtij viti, ‘Gogel’, është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në vitin 2016.

 

Nga ana tjetër, kompania Albtelecom, është përballur me humbje të mëdha këto vitet e fundit. Sipas bilancit të kompanisë, në vitin 2016 u shënua një humbje prej 1.24 miliardë lekësh, shifër më e vogël se ajo e vitit 2015 kur humbjet ishin 2.2 miliardë lekë.

Shkak për këtë sipas raportit ishin rënia e xhiros vjetore dhe borxhet e mëdha të kompanisë. Veç detyrimeve të tjera, në fund të vitit 2016, ‘Albtelecom’ kishte mbi 16 miliardë lekë hua, nga të cilat 13 miliardë lekë ishin hua afatgjata.

Baza e abonentëve në tregun e telefonisë celulare për ‘Albtelecom’ mbetet e ulët, me 443 mijë përdorues aktivë në fund të vitit të kaluar, që përbëjnë afërsisht 13% të tregut dhe afërsisht 9% më e ulët krahasuar me vitin 2015, ç’ka pritet të sjellë një tjetër vit të vështirë për kompanisë në fjalë.

E thënë qartë dhe pastër, vëllai i madh, Erion Veliaj, merr paratë e taksapaguesve të kryeqytetit dhe ia dhuron vëllait të vogël, Arbër Veliaj, nëpërmjet skemës: Bashkia Tiranë-Kompania Gogle-Albtelecom.

/Hashtag.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...