×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Edhe socialistët kundër Ramës për tarifën "5 euro"

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:10

Taksa e vendosur për kalimin e çdo automjeti në Rrugën e Kombit, nuk i duket i lartë vetëm qytetarëve të Shqipërisë e Kosovës, kundërshtarëve të qeverisë në Shqipëri, siç është opozita, apo edhe zyrtarëve të lartë qeveritarë në Kosovë.Edhe vet brenda mazhorancës, partisë Socialiste që drejton vetë kryeministri Edi Rama, ka zëra që e thonë hapur, se kjo taksë është e lartë dhe zor të përballohet nga xhepat e varfër të shqiptarëve. Ishte Erjon Braçe, i pari që sot në komision parlamentar i tha hapur ministrit të Energjetikës dhe Transportit Damian Gjiknuri, se banorët e zonës, pra Kukësi dhe zonat përreth, duhet të jenë të përjashtuar totalisht nga pagesa e kësaj taksë. Pasi kalimi në Rrugën e Kombit është një nevojë për ta, për të punuar dhe më jetësorja, qoftë edhe për të bërë një vizitë në spital.

I dyti, deputeti socialist Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ndreu thotë se është në mbështjetje të plotë të kuksianëve që protestuan me të drejtë për taksën e lartë. “Kam mbështet dhe do mbështes çdo kuksian që proteston për taksën e lartë, sepse ka të drejtë”, shkruan Ndreu në Facebook. Ai e quan të ligjshme protestën e kuksianëve të cilët u ngritën në revoltë kundër taksës së dyfishtë për Rrugën e Kombit, në një protestë të paralajmëruar paqësore, por që përshkallëzoi në dhunë. Protestuesit flasin për provokim nga ana e policisë që nxiti dhunën, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në një deklaratë pas protestës, foli për vandalë, dhe jo qytetarë. Vandalë që sipas tij ishin nxitur nga opozita në Tiranë për të shkaktuar dhunë. Protesta përfundoi me djegien e sporteleve të ngritura nga koncensionari i Rrugës së Kombit për të bërë pagesën e tarifës, ndërsa policia arrestoi 23 prej protestuesve, 11 prej të cilëve sot në gjykatë u lanë në burg.

“Protesta e ligjshme e kuksianeve nuk duhet të përdoret nga matrapazët që e vodhën dhe e degraduan atë rrugë”, thotë Ndreu në rrjetin social. Duke qëndruar në një linjë me kreun e qeverisë se opozita po e shfrytëzon këtë kauzë. Por  diku ndahet qartë nga kryetari i partisë së tij, kryesocialisti Edi Rama. Ky i fundit i përjashtoi nga partia këshilltarët e majtë në Bashkinë e Kukësit vetëm se ishin pro protestës që shqiptarët mbajtën më 31 mars. Një qëndrim krejt të kundërt mban Ndreu: protestë e ligjshme dhe e drejtë kundër taksës së lartë. A do të ketë të njëjtin reagim agresiv Edi Rama edhe ndaj deputetit të tij duke e përjashtuar nga partia vetëm e vetëm se mbështet një protestë qytetare?

Ndërkohë, në statusin e tij në Facebook, deputeti socialist flet edhe për angazhimin e qeverisë për të vënë tarifë më të ulëta për personat që kalojnë më shpesh në Rrugën e Kombit. Teksa shpreht kundër mosbindjes civile që opozita e bashkuar lajmëroi në një vendim unanim: Bllokim rrugësh dhe mos pagim të taksave të reja që qeveria ka ndërmarrë së fundmi.

“Qeveria po merret seriozisht me evidentimin e atyre qytetareve qe jane perdorues te shpeshte te rruges qe te kene tarifa te uleta. Kjo do ndodhe patjeter. Por cfare kerkojne keta qe duan mosbindje civile? Pse nuk kthejne se paku 230 milion dollare qe i zhduken dhe e lane rrugen per faqe te zeze ?! Kuksianet me te cilet u rrita dhe qe i dua aq shume per burrrerine e besnikerine, nuk kane se si te bashkojne kerkesat e tyre me intereat e Lul Bashes apo kujdo tjeter. Kthejini Kukesit dhe shqiptareve parate qe ju vodhet, pastaj dukuni per mosbindje civile! Ndersa qeveria te ule taksen per qytetaret qe e perdorin shpesh e qe banojne ne Kukes!”, shkruan Ndreu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...