Zbulohet pakti, Rama mbron Saimir Tahrin

E Enjte, 03 May 2018 09:42

Maxhoranca duket e vendosur për të mos lejuar hetimin e ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga Komisioni i hetimor i ngritur në Parlament.

Shumica ka gjetur mënyrën që ky hetim të mbyllet pa nisur ende, duke e “varrosur” me një tufë me shkresa, që kërkohen të merren nga institucionet e vendit. Ajo që bie në sy nga qëndrimi i maxhorancës, është fakti se deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin hetimor për çështjen “Tahiri”, kanë kërkuar informacione nga institucionet ligjzbatuese për fenomenin e kanabisit në Shqipëri që nga viti 2005 kur në pushtet ishte PD-ja deri në vitin 2017.

Por në asnjë nga shkresat nuk kërkohet informacion për ish-ministrin, Saimir Tahiri. Kërkesat dhe shkresat voluminoze, të cilat janë parashikuar në planin hetimor të maxhorancës, mund të kërkojë një afat përtej mandatit të komisionit hetimor për rrjedhojë pritet të paralizojë të gjithë procesin.

OBJEKTI

Shumica ka shfrytëzuar shtegun ligjor që demokratët i lejuan në objektin e hetimit të komisionit dhe shtrirjen kohore pa limit. “Objekti: Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z.Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm”, është emërtimi i komisionit hetimor, gjë e cila për socialistët i jep të drejtën që të kërkojnë informacion për 12 vitet e fundit të fenomenit të drogës, krimit të organizuar në Shqipëri.

Çështja komplikohet më tej, pasi pa marrë informacionin nga institucionet shtetërore, komisioni hetimor nuk mund të miratojë planin hetimor dhe për të vijuar më pas me procesin e thërritjes së dëshmitarëve, mes të cilëve dhe Kryeministrin Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ju mund të kërkoni të hetoni a kanë zbritur apo jo alienët, por kjo është çështja juaj dhe duhet të ngrini komision tjetër. Një pjesë e kërkesave tuaja nuk janë firmosur sepse janë jashtë objektit të hetimit dhe jashtë periudhës kohore dhe nuk do t’i firmos, nëse ju s’i përmbaheni objektit të hetimit”, tha dje Paloka. “Ju duhet të firmosni kërkesat tona. Fokusi i komisionit është pa limite kohore”, tha nënkryetarja Ermonela Felaj.

KËRKESAT

Në paraqitjen e kërkesave të saj, nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, paraqiti lisën me kërkesat, ku vetëm Prokurorisë i kërkohet informacion që nga viti 1998. “Prokurorit të Përgjithshëm i kemi kërkuar të dhëna: të dhënat për procedimet penale nga Policia e Shtetit për veprat penale të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike 1998- 2005, 2005-2013, 2013-2018. Këto i kemi kërkuar të dhëna në total dhe të listuara për çdo drejtori. Numrin e personave të arrestuar, të dhënat për çështjet mosfillim dhe pushim të tyre. Të dhë- na me sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara ndër vite dhe vlera e përafërt monetare të lëndës së sekuestruar.

Kemi kërkuar të dhëna për dosjen e Lazaratit. Të dhë- na nga Prokuroria për procedimin që ka filluar Prokuroria për Dritan Zagani. Të dhënat për të gjitha çështjet e trafikimit të drogës, qëkur u ngrit Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kemi kërkuar të dhënat për hetimin ndaj Klement Balilit. Kemi kërkuar të dhënat e ekstradimit për shtetasit shqiptarë nga viti 2005 e në vazhdim për çështjen e drogës. Sa janë ekzekutuar dhe sa jo”, ka thënë Felaj. Kërkesa të çuditshme i janë bërë dhe SHISH-it, të raportojë kur ka konstatuar për herë të parë në Shqipëri fenomenin e mbjelljes së kanabisit.

“I kërkojmë SHISH informacion lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike në vend, që nga koha që ka pasur raportim për kultivimin dhe trafikun e narkotikëve. Kërkojmë informacionet që i janë bërë prezent, Presidentit, Kryeministrit dhe ministrave. Informacione që SHISH i ka marrë nga institucionet partnere”, ka thënë Felaj. Por edhe pse lista e kërkesave vijoi, në fund demokratët nuk ia firmosën PS-së kërkesat për informacion. /Panorama/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...