×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tahiri e pranon vetë: Nuk jam engjëll... njeri jam, bëj gabime!

E Enjte, 03 May 2018 10:42

Ish-Ministri i Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, tani deputet "i lirë", ka dalë sot në koferencë shtypi para medias nga Kryesia e Kuvendit duke akuzuar gjithë klasën politike pse i është kundërvënë me akuza dhe duke shpjeguar arsyen pse ai ka heshtur 6 muaj për akuzat që i janë bërë.

"Jo se unë jam ëngjëll në fakt, njeri jam dhe bëj gabime, - tha Tahiri, - por kur gjyqin ma bën ajo racë që ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar, unë nuk e pranoj. Mua më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti,  më ka mbrojtur mazhoranca, më ka mbrojtur Edi Rama, e kam thënë se nuk dua të më mbrojë asnjë. E kanë thënë se këto më paskan mbrojtur mua nga burgu. Tani dëgjoj se unë po pengokam edhe integrimin e Shqipërisë. Po e pengokam unë!

Unë nuk kam qënë kurrë dhe as jam si këta. Nuk fshihem dhe as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për të kapur tendera apo lekë dhe as për të kapur paprekshmëri dhe jo më pastaj që rrugën për në Evropë ta pengoj unë.

Unë kam 6 muaj që hesht për akuzat jashtë çdo imagjinate nga këta palaço politike që nuk lenë ekran pa pështyrë çdo të enjte. Unë kam 8 vjet në qeveri dhe më duket sikur kam 80 me tërë këto akuza aq shumë kam dëgjuar.

Kur shoh këta që kërkojnë falje në kurriz të popullit....është shumë pak ç’kanë shpifur për mua me atë që kanë bërë në 20 e ca vjet.

Këta të vrasin natën dhe të qajnë natën. Hajduti flet për ndershmëri...të gjithë flasin për drejtësi. Unë kam dëgjuar 6 muaj duke mos folur për të respektuar drejtësinë. Kjo është arsyeja.

Unë akuzohem për trafikant, kjo është akuza. Unë drejtësinë do ta pres në gjykatë. Po kur gjyqin publik ma bëjnë këta....

Më akuzon Lulzim Basha, këllëfi më qesharak në politikën shqiptare që ka vrarë 4 vetë në bulevard dhe akuzohet për 200 mijë euro vjedhje.

Mua më akuzon Sali Berisha, që e ka bërë gojën çorap me shpifje dhe janë të akuzuar për vrasje, shpifje, vjedhje. E kanë rrënuar Shqipërinë..

Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di se nga t’i kapësh se nuk ka ujë të shenjtë që i lan.

Unë do të përballem me drejtësinë, po këta që akuzohen e shesin dëngla?! Si ia hodhën drejtësisë?! Duke vrarë hajdutin?! Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, duke blerë gjykatës dhe kanë blerë rehatin, drejtësinë, duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje?!

Heshtja ime sot duket si kurriz i përkulur. Por kush e ka marrë për frikë e dorëzim....Unë as jam dorëzuar dhe as kam ndër mend ta bëj".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...