×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tahiri, i dashuruar me modelin e narko-policit... sulmon Xhafajn për vetting-un në Polici

E Enjte, 03 May 2018 10:45

Ka treguar më së miri se ka ende dobësi dhe dashuri për modelin me të cilin e la Policinë e Shtetit, pasi u largua nga detyra e Ministrit të Brendshëm...

Ish-ministri dhe tashmë edhe ish-deputeti Saimir Tahiri, i pompuar si njeriu më i suksesshëm i qeverisë “Rama 1”, nuk kishte se si të mos tregonte dobësi dhe afeksion për modelin e policit trafikant droge, i cili mbillte, korrte, mblidhte, paketonte, ruante dhe transportonte, kanabis në 4 vitet e drejtimit të Policisë së Shtetit nga ‘i ndjeri’ Tahiri.

Në deklaratën e tij të parë për shtyp pas 6 muajsh, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se pasardhësi i tij në detyrë, Fatmir Xhafaj, ia ka kaluar në akuza për policinë e kriminalizuar edhe Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

"Në fund mbeta unë që dëgjoj avazin e Saliut dhe të Lulit, me akuza që i kanë bërë ende pa marrë detyrën. Edi Rama në fillimit të parlamentit i falënderoi për kontributin opozitar, ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit. Por këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshëm për fushat që medemek lëngonin nga hashashi? Lazaratin nuk e kishin aty për 20 e kusur vite, Krujën nuk e kishin atje, Shkodrën, Malësinë e mMadhe, Dibrën Beratin, etj, dhe ishin aty edhe ditën kur unë mora detyrën, dhe tani u thonë njerëzve që i bëra unë".

“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”,- tha Tahiri në konferencën për mediat.

“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të dorgës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah. Unë kam zgjedhur t’i vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot. Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbusr për fushat që dolën me hashash”,- tha Tahiri.

Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi tha Tahiri, nuk më keni njohur. Ai thotë se drejtësisë ia hodhën duke bërë harbutin e duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë.

“Unë rroj e do përballem me drejtësinë dhe për këtë akuzë që më është bërë. Këta të mjerë që sot shqiptarët i tregojnë gishtin për hajduta si ia bëjnë? Si ia hodhën drejtësisë xhanëm? Duke bërë harbutin ia hodhën drejtësisë, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë. Me këto kanë blerë rehatin, drejtësinë e kështu rrojnë, duke blerë kundërshtarin në Parlament ia hodhën, duke blerë heshtjen në pazarin e madh të bodrumeve të Parlamentit ku njëri bie dakord me tjetrin mos ti përmendë të shkuarën dhe tjetri të tashmen”,- tha Tahiri më tej./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...