Berisha: Dorëzimi i mandatit të Tahirit një marrëveshje mes Ramës dhe Veliajt

E Enjte, 03 May 2018 11:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit, ku tha se dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe ish-ministrit të tij Erion Veliaj.

Sipas Berishës, ka pasur më parë një takim mes tyre për këtë vendim.

Prononcimi jashtë sallës së parlamentit:

Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokainizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit deri sa Edi Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Trafiku. Në vend se një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në atë takim tresh janë bërë edhe premtime për kulla... I treti ishte Lal Plehu, se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria.... Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe të shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që mashtron dhe vetëm mashtron qytetarët, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet njëlloj si të ishte përfaqësues i Kim Jong Un, pra si përfaqësues i tij dhe jo i Shqipërisë, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik.

Ftoj qytetarët të lexojnë zhvillimet më interesante në fushën e psikologjisë janë kualifikimi i liderëve të tipit Edi Rama, me të gjithë problemet psikike që ka, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë pra që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe një gjë të tillë e bën vetëm Edvin Kristaq Rama, i cili përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE, Edi Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Para tre ditësh mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit mbi dhe. Përsëri ngarkesat që të çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Europës. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri, Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë.

Edi Rama riktheu burgjet politike në Shqipëri. Dhe njëherë dua t’i çoj një përshëndetje vëllazërore heronjve të Kukësit dhe të Kalimashit për aktin e tyre, ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit, t’i bëjnë atë që bënë armenët vetëm pak ditë më parë kyeministrit të tyre, atë që bënë, se si e palosën diktatorin e Nikaraguas ndaj dhe koha është e qytetarëve, koha është e guximit. Thirrja ime është: të hedhim sa më parë kalbësirën Edi Rama.

Pyetje: Si e shihni rikthimin e Brahos në Parlament?

Berisha: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...