Spaho: Nuk mjafton dorëzimi i mandatit, kusht arrestimi i Tahirit

E Enjte, 03 May 2018 19:48

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho  është shprehur se nuk mjafton vetëm dorëzimi i mandatit të deputetit, por se Pd do të vazhdojë të kërkojë arrestimin e Tahirit.

“Ne kemi vënë disa kushte më të rëndësishmet janë lirimi i të arrestuarve të Kukësit, si dhe arrestimi i Saimir Tahirit, që të kthehemi normal po them, por në këtë vend asgjë sështë normale. Që të kthehemi në kuvend, por asnjë nga këto kushte nuk është përmbushur,”-është shprehur Spaho.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka parasysh prezencën në debatet parlamentare dhe thotë se PD do të rikthehet në Kuvend vetëm kur të plotësohen dy kushtet; të lirohen protestuesit kuksianë dhe të arrestohet Saimir Tahiri.

Gjatë një interviste në “ABCNeës”, Spaho u shpreh se komisioni “Tahiri” do të vijojë punën.

“Ne paraqitëm të gjitha qëndrimet tona për këto çështje, Rama ndoshta ka ndërmend të hyjë në një debat pa bukë, por ne s’kemi ndërmend të biem pre.Komisioni do të vazhdojë punën pasi është i vetmi mekanizën që mund të zbardhi të vërtetën lidhur me Saimir Tahirin, grupin e tij, ekstradimin e Nazer Seitit”-ka thënë ai.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...