Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dorzimi i mandatit të dëputetit nga Saimir Tahiri, ishte një marrëveshje e plotë mes Edi Ramës dhe atij.
Berisha deklaroi për ‘Opinion’, se kjo marrëveshje arriti në shkallën më esktreme të mbrojtjes dhe mashtrimit, kur tha në Bundestagun gjerman, u shpreh se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imuniteti.
Ish-kryeministri, tregoi se Europa ka kërkuar kokën e Edi Ramës, pasi janë të vetëdijshëm se ai është kapo i Meduzës.
Sipas tij, Saimit Tahiri ditën e sotme e kërcënoi kryeministrin shqiptar, duke deklaruar se Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër tij, ai edhe në burg do të thotë një fjalë kundër tij.
Berisha tha se marrëdhëniet mes mafiozëve këto janë, bëso por po e shkele marrëveshjen, plumbi shkon me zarf.
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë të Sali Berishës dhënë për "Opinion".