Pas deklaratës së Ramës në Kuvend për taksën e Rrugës së Kombit ka ardhur edhe përgjigja e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Basha nga Vora ku po merr pjesë në protestën qytetare tha se reagimet e Ramës janë të pabesueshme.
Taksa duhet të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë taksë për të gjitha rrugët.
Duhet të lirohen të arrestuarit dhe duhet të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve.
Pushteti dhe zyrtarët duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve’, u shpreh kryedemokrati