Denoncimi i Vokshit detyron Nikollën të tërhiqet

Premte, 04 May 2018 15:15

Menjëherë pas denoncimit të deputetes së PD-së Albana Vokshi Ministria e Arsimit ka tërhequr kërkesën për të dhënat personale e familjarëve të nxënësve të shkollave.

“Të gjitha akuzat ndaj këtij procesi janë të ulëta” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Në denoncimin e bërë nga  Partia Demokratike theksohej se këto të dhëna do përdoreshin për t’u bërë presion prindërve të nxënësve në zgjedhje.

Ditën e sotme Partia Demokratike denoncoi urdhrin e ministers Nikolla për mbledhjen e të dhënave personale të nxënësve në shkollat e vendit.

Sipas PD-së, këto të dhëna do përdoren në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë presion prindërëve të nxënësve.

Në një dalje për mediat, Vokshi  ka deklaruar se urdhri i Nikollës është anti-kushtetues dhe u kërkoi qytetarëve që të mos i japin të dhënat e tyre personale.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 16:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...