Agim Xhafka pasi ka zhilluar një takim ditën e sotme me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin nuk ka ngurruar të tregojë edhe bisedën që ka zhvilluar me të. Sipas Xhafkës ndër të tjera me Kryemadhin kanë diskutuar edhe për Lali Erin, kreun e Bashkisë së Tiranës.
Ai tregon se kryetarja e LSI-së nuk ka kritika ndaj Lali Erit dhe i ka thënë se ky i fundit nuk do të kandidojë më pasi nuk do i gjati (Edi Rama). Kjo sipas Kryemadhit pasi Lali Eri ka kuota më të larta se Rama dhe ai nuk e gëlltit dot këtë.
“Beson se Edi Rama do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Ndryshime në kod zgjedhor nuk shpreson,por futjes së banditëve në zgjedhje ua ka gjetur zgjidhjen. Si,e pyes. Do gjejmë dhe ne banditë,shprehet duke qeshur.Në diskursin e saj duket sikur mungon kritika ndaj Lali Erit. Nuk ia vlen,se ai nuk do kandidojë më. E shpreh të sigurt se sipas saj Lali Eri ka kuota më të larta se Rama e ketë i gjati nuk e gëlltit dot.”, tregon Xhafka për takimin e me Kryemadhin.