Deputetja e Partise Demokratike Dhurata Cupi ka reaguar sa i perket miratimti te Ligjit per Strehimit Social duke pohuar se kjo qeveri vijon të uzurpojë gjithçka që i del përpara në këtë vend, e veçanërisht në kurriz të pamundurit.
Permes nje statusi ne FB, Zonja Cupi shkruan: - "Kjo qeveri vijon të uzurpojë gjithçka që i del përpara në këtë vend, e veçanërisht në kurriz të pamundurit.
Miratimi i ligjit për Strehimin social vetëm nga socialistët në seancën e djeshme, ishte njè tjetër dëshmi se përpjekja për të nënshtruar më të dobëtit vazhdon.
Ligji parashikon që çdo pronar trualli që do të kërkojë të zhvillojë pronën e tij do të detyrohet të japë nga kjo pronë , sipërfaqe ndërtimi kryebashkiakëve, socialistë.
Klientelës socialiste që i kanë dhënë mijëra metra katror sipërfaqe në ndërtesa shumëkatëshe, tashmë iu gjendet edhe zgjidhja . Klientëve ju duhet gjetur edhe zgjidhje për shitjet e banesave e për këtë natyrisht është në dispozicion procedura korruptive dhe abuzive e PPP_ve.
Janë me mijëra banesa të kthyera në fond banese nga qytetarët vetë dhe me shpenzimet totale të tyre të cilat tashme duhet ti privatizojnë me çmimin e tregut . Një peshë jo e vogël kjo që rëndon direkt te ata.
Qytetarëve që do te ju jepen banesa sociale me qera, ndryshe nga shumë shembuj në vendet europiane , edhe pse do paguajnë deri në 20 vite qera në fund nuk ju njihet e drejta ta blejnë dhe të bëhen pronar pas shumë kontributesh në vite me qera apo me kredi.
Keto janë vetëm disa nga abuzimet e dukshme me të drejtën qytetare që ky ligj përmban. Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj për këtë ligj gjatë diskutimeve ne komisionet përgjegjëse, por si gjithmonë funksionoi "veshi shurdh e syri qorr" i qeverisë, propozime këto në të cilat nuk lejohej kjo masakër dhe ishin në favor të qytetarëve".