Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit.
Meta ka vendosur kurora me lule në monumentin Nënë Shqipëri, i pasuar nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ndërsa përfaqësues të opozitës pritet që në orën 11:00 të jenë të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve, për të kryer homazhe dhe nderimet për dëshmorët e atdheut.