E turpshme se çfarë ka ndodhur ditën e sotme në ditën e Dëshmorëve.
Dhjetëra ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, janë parë me parulla në duar si dhe duke thirrur: Enver Hoxha, Enver Hoxha.
Në një kohë kur Shqipëria akoma nuk i ka mbyllur plagët me të shkuarën komuniste, pasi ende nuk janë dëmshpërblyer të përndjekurit politikë, në mes të Tiranës, ithtarë të një sistemi diktatorial që ka vrarë dhe ka zhdukur mijëra shqiptarë, lejohen të bëjnë një sjellje të tillë.
Në këto kushte, disa përfaqësues të PD-së që po organizon ceremoninë për homazhet e kreut të PD-së Lulzim Basha, kanë kërkuar nga ithtarët e Enver Hoxhës që të largohen.
Por ata kanë hasur në rezistencë të tyre, çka ka bërë që te ketë edhe konfrontime mes tyre.
Komunistët janë detyruar të largohen, ndërsa për pak pritet që kreu i PD-së, Lulzim Basha të nisë homazhet.
Nuk është për tu çuditur që komunistët të shpalosin të lirë dashurinë e tyre për Enver Hoxhën, pasi dihet se në qeveri është partia e diktatorit, si dhe bijtë e udhëheqëseve të Partisë së Punës. /55News.al/