Drejtoresha e departamentit për Europën të radioteleviziont gjerman, Dojçe Vele, Adelheid Feilcke përmes një lidhjeje direkte me emisionin 360grade ka zbuluar detaje nga vizita e Ramës në Berlin pak ditë më parë.
Drejtoresh e DW ka hedhur poshtë pretendimet e Kryeministrit Rama lidhur me kritikat e deputetit gjerman Krichbaum. Rama ka deklaruar se fjalët e Gunther Krichbaum, janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyera në Gjermanisht.
Kurse Adelheid tha se: “ fjalët e Krichabum janë në një linjë me fjalët e Merkelit. Fjalët e Krichabum nuk janë perkthim i Lulzim Bashës në gjermanisht”:-tha drejtoresha e Dojçe Vele.
“Krichbaum dhe Merkel kanë folur në të njëjtë linjë në lidhje me reformën dhe ecurinë e shqipërisë drejt rrugës për në BE, ku kanë thënë që qeveria shqiptare e ka vetë në dorë ecurinë e vendit të saj. Përsa i përket çështjes së Tahirit, sipas burimeve të Dojce Vele është përmendur vetëm si çështje dhe që duhet të zgjidhet menjëherë. Dhe përsa i përket lidhjes së Ramës me Erdoganin nuk kam komente”, shtoi ajo.