Alibeaj: Ja plani kriminal që po zbaton Agron Xhafaj

Saturday, 05 May 2018 13:48

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka zbuluar ditën e sotme para medias se ndërkohë që në media po vazhdon të shfaqet “teatri Rama Tahiri”, dikush tjetër po zbaton një plan më kriminal, Agron Xhafaj, trafikanti i i mishëruar tek vëllai i tij ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

"Dy ditë pasi Tahiri, në marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga mandati i deputetit, ai vazhdon të jetë i lirë, - tha Alibeaj. -  Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal që Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë. Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij. E në fakt ka 6  muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një marrëdhënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë në ferr nëse e lëshon, bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e vet.

Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin. Në këto 6 muaj,  Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet.

E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far Ëest-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën.

E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë.

Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke.

Agron Xhafaj thotë se suksesi i qeverisë është lufta e policisë kundër kanabisit, por çdo shqiptar e di se në Shqipëri nuk pati asnjë operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.

Pati vetëm urdhër të kryeministrit për krimin e organizuar që te ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrijnë Shqipërinë në Kanabistan!

Ministri i Brendshëm Agron Xhafaj, me propagandë komuniste, bërtet e përbetohet se bandave të krimit u ka hyrë tmerri, por nga ana tjetër mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë madje shfaqen me kostumin e politikanit apo kryebashkiakut në krah të tij.

Vettingu në polici nuk e zgjidh problemin, sepse, siç thotë fjala e urtë “peshku qelbet nga koka” dhe kokat e mëdha të qeverisë janë në dijeni te trafikut të drogës të bërë nga familjaret e tyre.

Vettingu në polici do të jetë i paplotë përsa kohë ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj dhe kryeminsitri Olsi Rama refuzojnë të bëjnë vettingun e tyre.

Vettingu është një shoë, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare. Por ajo që mbetet përtej fasadës është se Shqipëria qeveriset nga një bandë që kontrollon drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër, nga një kryeministër, lidhjet e të cilit me krimin janë pengesë për Shqipërinë europiane.”

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...