“Edvini ushtron terror psikologjik mbi fëmijët e prokurorëve të Saimir Trafikut!”

Diel, 06 May 2018 17:41

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në “facebook” për një denoncim që i ka ardhur në lidhje me çështjen “Tahiri”.

Në statusin e Berishës qytetari dixhital tregon se Rama është duke ushtruar terror psikologjik mbi fëmijët e prokurorëve që po merren me rastin e “Saimir Trafikut”.

“Rama ushtron terror psikologjik me fallangat e tij krimit ndaj femijeve ne shkolle te prokuroreve te Saimir Trafikut!”

Më tej Berisha thotë se akti që ka ndërmarrë Rama tregon edhe njëherë se ai është skllav i Tahirit , ndërsa vettingu është procedurë presioni kriminal.

Postimi i plotë:

Superskandal!

Edvini ushtron terror psikologjik mbi femijet e prokuroreve te Saimir Trafikut!

Qytetari dixhital denoncon:

- Rama ushtron terror psikologjik me fallangat e tij krimit ndaj femijeve ne shkolle te prokuroreve te Saimir Trafikut!

- Ai dergon, ne kundershtim flagrant e ligjin, kriminelet e tij ne shkolle per kontrollin e etiketave te rrobave te trupit te voglusheve me pyetjet se ku dhe kush ti ka blere? Ky eshte nje akt i shemtuar qe tregon dhe njehere se Rama eshte skllav i Tahirit kurse vetingu eshte nje procedure presioni kriminal ne duart e Rames per nenshtrimin e plote te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. sb

“Përshëndetje Doktor. Një informacion: Prokurori i Tahirit Edi Rama i çoi njerëzit e vetingut tek femija në shkollë 10 vjeç duke e marrë në pyetje, kush ti ka blerë rrobat, ku ti ka blerë, ku ke qënë me pushime etj. Veprimi i njerzve të Edi Ramës në vetting është jo vetëm në kundështim flagrant me ligjin, pasi femija 10 vjeç edhe kur kryen krim pyetet në prani të prindit dhe psikologut. Por mbi të gjitha është përdorim i pastër, abuziv i pushtetit për të ndikuar në hetimet ndaj Tahirit. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3-4 javëve para se Tahiri të dorëzonte mandatin. Për këtë duhet hetim dhe personat që kanë abuzuar duhet të shkojnë para drejtësisë”

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...