Prej dy ditësh bashkia Shkodër ka Planin e ri Urbanistik. Eshtë ky një premtim i mbajtur nga kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhënë në fushatën elektorale të vitit 2015 që do të mundësojë zhvillimin brenda rregullave të kësaj bashkie. Lajmin e mirë e jep vet zonja Ademi përmes një statusi në FB.
Ja statusi i Voltana Ademit në FB
“Të nderuar bashkëqytetarë të Bashkisë së Shkodrës!. Kam kënaqësinë e madhe t’ju njoftoj miratimin përfundimtar të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) për Bashkinë e Shkodrës. Ky plan tashmë është publikuar duke i hapur rrugën zbatimit.
Plani i zhvillimit strategjik dhe urban është dokumenti më i rëndësishëm i hartuar dhe i miratuar në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të territorit dhe njëkohësisht, një premtim i imi i dhënë në fushatën e vitit 2015, që tanimë sot është një realitet.
Ka qenë një punë e gjatë, e lodhshme, me shumë takime e konsultime, por që i’a ka vlejtur sepse sot ne kemi në dorë një instrument shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Bashkisë së Shkodrës”.