×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Pusho se je e vogël!’, si e intimidojnë kolegët socialistë deputeten e LSI

Hënë, 07 May 2018 14:22

Sot u mblodh Komisioni i Kulturës ku u diskutua për godinën e Teatrit Kombëtar.

Mirëpo, që në nisje të saj, mbledhja është shoqëruar me debate dhe tone të larta. 

Teksa deputetja e LSI-së, Kjedi Mehmetaj, fliste për Teatrin dhe kërkoi që të ndryshohet ligji, deputetët e PS-së i janë drejtuar duke i thënë: “Pusho se je e vogël”.

Deputeti socialist Fidel Ylli, iu drejtua Mehmetit duke i thënë: “Mos na mëso ne se çfarë duam të bëjmë”.

Më tej Mehmetaj me tone të larta iu kundërpërgjigj deputetëve socialistë: “Qesharakë jeni ju, arrogantë jeni ju. Kujtohuni çfarë i keni bërë këtij vendi...”.

Ndërsa deputeti i PS-së, Besnik Bare, para se të braktiste mbledhjen, u shpreh: “Vetëm Komision Kulture nuk mund të quhet”.

Deputetja e LSI-së  Kejdi Mehmetaj, është shprehur se  mazhoranca nuk ka moral politik ti kërkojë opozitës pjesëmarrje në komision, kur arsyeja kryesore e mospjesëmarrjes është pikërisht kjo qeveri, e cila ka shkelur të drejtat e njeriut , duke burgosur njerëz që protestojnë për një koncesion korruptiv.

“ Ju keni qëllim vetëm të përfitoni koncesione të reja nga ky ligj, pasi mezi pritet të mungonte opozita  që ta votoni me shpejtësi të rrufeshme. Kemi bërë dëgjesa të gjata për ligjin, kemi dëgjuar ekspertë më të zotë se ata që kanë hartuar ligjin, ekspertë me vite eksperience në kurriz, të cilët kanë kundërshtuar pjesë të ndryshme të ligjit.”-është shprehur Mehmetaj.

Mehmetaj ka akuzuar mazhorancën se ka shkatërruar të vetmen vlerë kombëtare me koncesione që po bëhen me paratë e drogës dhe korrupsionit.

“Ju ka veshur sytë arroganca. Parlamenti nuk është i juaji. Eshte i shqiptarëve dhe nuk do ju lejojmë të vazhdoni të shkaterroni Shqipërinë.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 15:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...