Çështja Tahiri, Krimet e Rënda marrin në pyetje Orest Sotën

Hënë, 07 May 2018 15:58

Orest Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri.

I riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët me ish-ministrit dhe grupin e Habilajve.

Ai u arrestua në Nëntor të vitit të kaluar në Elbasan dhe u lirua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në 4 Janar të këtij viti.

Javën e kaluar krimet e rënda pyeten edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për ish-ministrin Tahiri.

Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish-truproja e tij Elvis Rexha.

Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve.

Burime nga Prokuroria thanë se tani që ish-ministri është pa imunitet, mund të kërkojnë masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja. /TvKlan

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 16:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...