Rama po vret shqiptarët, ja arsyet

Hënë, 07 May 2018 18:54

Prej disa vitesh shqiptarët janë futur në stres të madh, ku në shumë raste nuk kanë nguruar që të marrin edhe hapa tragjik duke flijuar veten.

Në bazë të njoftimeve të policisë, gati çdo ditë një shqiptar i jep fund jetës, në mënyrë çnjerëzore, siç janë ato me varje, duke pirë medikamente apo duke qëlluar veten me armë.

Janë shumë arsye pse shqiptarët po shkojnë deri tek aktet ekstreme, por më kryesoret janë papunësia dhe mungesa e perspektivës për të ardhmen.

Me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2013 kryeministri Edi Rama premtoi parajsën, por u kujdes që në pak muaj të fillonte të hidhte themelet e një ferri të vërtetë.

E nisi me të ashtuquajturën Reformën në Energji, ku suli policinë duke futur qindra të varfër në burg, pasi nuk kishin lekë për të paguar faturat e prapambetura.

Ndërsa shumë të tjerë u futën në borxhe te bankat për të shlyer shtetin, çka bëri që shqiptarët të stresoheshin çdo ditë e më shumë sesi do ja dilnin për të mbijetuar në këtë vend.

Nuk janë të pakta rastet, ku duke mos përballuar borxhet e marra, ata janë dorëzuar, duke i dhënë fund jetës.

Shumë shqiptarë me shpresën për një jetë më të mirë, u nisën për jashtë shtetit, duke kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Ata shitën çdo gjë që kishin, morën edhe borxhe për të shkuar drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera, dhe kjo të shtyrë në forma indirekte edhe nga qeveria e Edi Ramës.

Por, vendet e BE morën masa, duke kthyer gati 90% të tyre, jo vetëm me shpresë të thyer por edhe me gjithçka të humbur.

Dhe të mos mjaftonin të gjithë këto, Rama rriti edhe taksat, duke bërë që ata që kishin biznese, t’i vinin drynin dhe lënë fëmijët pa bukë.

Të gjitha këto, Shqipëria po bëhet gjithnjë edhe më shumë vend i pajtueshëm, duke bërë që statistikat e vetëvrasjeve të jenë të frikshme.

Ndërsa, si për cinizëm, kryeministri Edi Rama, sa herë që del në media, flet për mirëqenie. /55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...