Tallja e radhës së narkokryeministrit me qytetarët e qarkut të Lezhës

Tuesday, 08 May 2018 08:45

Nga Lindita Metaliaj

Është vërtet e turpshme dhe tallëse,intervista e Rames dhenë sot pasdite tek TV Lezha. Po citoj vetem fjalitë mbyllëse te intervistës:
Ka me shume drite ne fund te tunelit te erret !
Nuk është tragjike qe Shqiptaret largohen ,pasi Shqipëria është nje vend i hapur edhe pse ata qe largohen janë me te shumte ne numer sesa ata qe kthehen nga emigracioni-thotë shefi i narkoqeverise .
Ku e sheh dritën jeshile z.kryeminister?
Për 5 vjet Shqipëria u kthye ne vend eksodi!
Sipas Eurostad 80 % e azilanteve ne vendet e BE-se i përkasin grupmoshës 19-34 vjeç.
Te rinjtë po largohen, Shqipëria po plaket!
Ky fakt për kryeministrin e pa përgjegjshëm nuk është tragjik.
Ne fakt është e dhimbshme dhe këmbanë alarmi për Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Ata largohen pasi u është vrare shpresa dhe e ardhmja ne vendlindjen qe nuk u ofron asgjë.
Familjet tona janë copëtuar dhe gjymtuar fizikisht dhe shpirtërisht.
Për 5 vjet qeveria Rama varfëroi familjet Shqiptare deri ne palce!
Për 5 vjet kjo qeveri nuk mendoi,madje nuk i ka prioritet te saj njerëzit e thjeshte, por rendësi për te ka bashkëqeverisja me bandat dhe oligarkët e oborrit qeveritar.
Sot nuk prodhohet dhe nuk transportohet asgjë ,përveç se droge.
Ekonomia është e kapur nga paratë e krimit dhe te drogës.
Ndodh pasi mafia ka lidhje me politiken dhe policinë e shtetit.
Ku e sheh dritën jeshile Edvin ?
Tek 3041 familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike vetëm ne qarkun e Lezhës?
Apo tek 30 mije familjet e varfra qe perjashtove padrejtësisht ne te gjithë Shqipërinë?
Ne fakt nuk surprizohemi me ,pasi qeveria qe drejtoni është antikombëtare dhe antinjerëzore ,e cila diskriminon dhe persekuton çdo dite Shqiptaret.
Apo mos e sheh dritën jeshile tek biznesi i vogël , tashme me tvsh ,i cili po falimenton çdo dite?
50 biznese ne dite,kalojnë ne statusin pasiv ,si pasoje e taksave te larta,faturave te kripura te energjisë elektrike,tarifave te larta,taksës se pronës,etj.
Apo mos e sheh dritën jeshile tek drejtësia me dy standarde dhe selektive qe ke instaluar ne Republikën e Shqipërisë?
Si kryeprokuror dhe kryegjykatës po burgos te pamundurit qe kërkojnë te mbrojnë te drejtat e tyre ,por nga ana tjetër mbron ish ministrin tënd "te suksesshëm",kryebashkiaket dhe deputetet e korruptuar.
Por te jesh i bindur z.Rama,se shume shpejt tepsia dhe qeveria qe drejtoni do te shkoje për skrap,pasi Shqiptaret nuk do lejojnë me te neperkemben .
Kjo nuk është Shqipëria qe duam!. Shume shpejt pergjigjen do ta marrësh nga Shqiptaret qe po vuajnë çdo dite pasojat e keq qeverisjes!
Te gjithë se bashku do t'ia dalim!

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...