I “çirret maska” Erion Veliaj/ Vodhi qytetarët, mbjellja e pemëve një skemë e turpshme mashtrimi

Tuesday, 08 May 2018 14:40

55news.al para disa kohësh ka sjellë në qendër të vëmendjes mashtrimin që po i bënte Erion Veliaj qytetarëve nëpëmjet fushatës “Mbill një pemë”.

Një nga arsyet kryesore që ndodhi kjo, është për të larguar vëmendjen mediatike nga denoncimet që aso kohe po bëheshin  për ndërtimet e kullave. Madje, fiks pas mbarimit të pseudofushatës së mbjelljes së pemëve, u shfaq Lali Eri me mikun e tij besnik Edi Ramën, që pa turp inaguaruan një projekt të Lulzim Bashës, dhe po aq pa turp e thanë në mes të sheshit se bulevardi do ishte tashmë një vend-ndërtimi për kullat e reja, që po pa pikë turpi Erioni ia ka besuar oligarkëve dhe bosave të drogës për të pastruar paratë e krimit.

Mashtrimi doli aq hapur, sa fakte të reja kanë dalë në dritë dhe kanë nxjerrë zbuluar Lali Lekun.

Kështu, Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit në një përgjigje zyrtare për emisionin “Ajsberg”të Fox News, ka dokumentuar se janë mbjellë rreth 22 mijë pemë në kryeqytet, pra 5 herë më pak nga ajo çfarë deklaron Erion Veliaj, pra nga 100 mijë pemët e propagandës së tij.

Tre vite më parë në fushatën e tij për kryebashkiak, ai tha se do të jepte zero leje ndërtimi. Por në këto tre vite janë dhënë 300 leje ndërtimi dhe Erion Veliaj rrallë flet për ndërtimet duke folur pothuajse vetëm për mbjelljen e pemëve.

Sipas ekspertëve, kjo është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga lejet e ndërtimit. Një mënyrë për të kompensuar opinionin publik.

Ashtu sikundër ka ndodhur në rastin e parkut të ‘Shtatë xhuxhave’ i cili nuk ekziston më e ku në vend të tij do të ndërtohet një kullë, ashtu nuk ekzistojnë më edhe shumë parqe apo hapësira të tjera të gjelbëra nuk ekzistojnë më sot si pasojë e lejeve të ndërtimit.

“Këta personazhe publikë në kronikat e mbjelljes së pemëve së bashku me Veliajn, janë përfshirë në fushatë kundrejt një mbështetje apo projekteve të dhëna nga Bashkia, të cilës i janë detyruar.” – është shprehur Kreshnik Çollaku kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës.

pergjigjiazyrtare

http://55news.al/aktualitet/item/4633-mbill-nje-peme-apo-mbill-nje-rrene

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 15:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...