Berisha: Rama stalinist, sulmoi deputetët holandezë për të mbrojtur Tahirin

E mërkurë, 09 May 2018 21:26

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme pas sulmimit të paprecedentë që kryeministri Edi Rama bëri ndaj 8 deputetëve të Parlamentit të Holandës, të cilët erdhën për të vlerësuar situatën në Shqipëri.

Për Berishën, Rama sulmoi në mënyrën staliniste deputetët, pasi me të drejtë u shprehën se qeveria e Holandës është skeptike dhe nuk ka vendosur nëse do të votojë pro çeljes së negociatave në qershor.

Por Rama ditën e sotme u shpreh se ata vijnë dhe rrinë një ditë në Tiranë për të parë punën e qeverisë.

Ish-kryeministri Berisha thotë se gjuha staliniste e Ramës ndaj deputetëve ka si qëllim fshehjen shkaqeve të vërtete të moshapjes së negociatave.

Reagimi i Berishës:

Sulmi stalinist i Rames kunder deputeteve hollandez, njelloj si lehja e qenit qe i kane mbyllur deren!

Te dashur miq, sot ne diten e Europes paranojaku Edvin Kristaq Rama ndermori nje sulm te tipit stalinist kunder grupit te 8 deputeteve te parlamentit Mbreterise se Hollandes qe vizituan keto dite Shqiperine ne nje mision faktmbledhes per parlamentin dhe qeverine e vendit te tyre perpara se ata te vendosin per qendrimin e tyre per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Me sulmin e tij te shpelare publik kunder parlamentareve te nje vendi themelues te Bashkimit Europian, qe ka kontribute historike qe nga themelimi i shtetit shqiptar, vetem se ata informuan publikun se qeveria e tyre eshte jashtezakonisht skeptike per hapjen e negociatave me Shqiperine, Edi Rama perpiqet te mbuloje shkaqet e verteta te moshapjes se negociatave me Shqiperine.

Ai me rrugaçeri politike kerkon te mbuloje dosjen Tahiri dhe dosjen e tij dhe te vella Olsit, me te cilen Tahiri e mbane si skllav ate, ai perpiqet te mbuloje murin e kanabisit dhe krimit me te cilin i mbylli dyert Shqiperise per hapjen e negociatave, vilen, sarajet e tij te Surrelit, perpiqet te fuse ne thes uzurpimin e gjithe pushtetit, shnderrimin e tij ne kryegjykates, kryeprokuror dhe puçin antikushtetues, asgjesimin e Gjykates Kushtetuese, kerkon te maskoje zevendesimin e shtetit ligjor me Narkoshtetin e tij.

Ai, si nje rrugaç politik kerkon te paraqese bllokimin e hapjes se negociatave, nga se paku 5 vende anetare, si çeshtje sherri dhe inatesh te individeve te veçante ose beson se me sulme personale do ti trembe ata dhe do ti detyroj te ndryshojne mendimin e tyre tashme negativ.

Ky sulm stalinist kunder grupit te deputeteve te nderuar hollandez nga Edvin Kristaq Rama alias Noriega, qe vjen pas fushates se tij te ndyre kunder deputeteve te Bundestagut, eshte nje akt i turpshem skizoid enverist qe demton rende interesat e vendit dhe ngjason me lehjet e qenit qe i kane mbyllur deren!

Keto qendrime antieuropiane qe te kujtojne koherat e atit shpirteror, kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha dhe xhelateve Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, daja dhe babai biologjik i Edi Rames, jane ne thirrje e forte per çdo shqiptar te flakim nje minute e me pare kete kalbesire nga pushteti dhe narkoshtetin e tij te urryer! sb. /55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 21:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...