PD mbledh grupin, përcaktohet aksioni opozitar kundër narko-qeverisë në seancë plenare

E Enjte, 10 May 2018 09:50

Partia Demokratike ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar pak minuta se të zhvillohet seanca plenare në Kuvend. Mbledhja u zhvillua për të përcaktuar aksionet dhe qëndrimet që do të mbahen në seancë.

 Kujtojmë se seanca e sotme zhvillohet vetëm një ditë pas ngjarjes skandaloze të djeshme, ku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, shkarkoi prokurorin e çështjes “Tahiri”, duke vërtetuar se është thjesht një vegël e ndyrë në duart e narko-kryeministrit.

Edhe në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar dy ditë më parë PD diskutoi mbi sfidat dhe aksionin opozitar në përballje me qeverinë, si mision për të ndalur rrënimin që kjo qeverisje është duke i bërë vendit nga dita në ditë.

Deputetët e Partisë Demokratike janë të vendosur për të denoncuar çdo akt kriminal dhe aferë korruptive të kësaj qeverie, afera dhe skandale të cilat çdo ditë bëhen edhe më të rënda nga narko-qeveria. 

Misioni është  i qartë. Kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht. Opozita shqiptare do të ecë krah për krah me shqiptarët, të cilët e kanë vendosur që ta marrin në duart e tyre fatin e vendit. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë më këtë qeveri që po i mohon të ardhmen të rinjve dhe fëmijëve të këtij vendi. /55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...