Vendimi për Fran Frrokajn, një hap drejt pafajësisë

E Enjte, 10 May 2018 19:28
Nga Alfrida Marku - Dedgjonaj

 

Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësië, Gjykata dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dëshmuan se këto dy struktura të pushtetit gjyqësor, munden dhe duhet të jenë të pavarura dhe pandikuara prej çdo interesi të ngushtë palësh dhe mbi çdo arrivizëm politik të gjithëkujt.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë është një hap drejt zbardhjes objektive dhe përfundimtare drejt pafajësisë të dyshimeve për çdo veprim apo mosveprim për të cilët po hetohen Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj dhe zv.Kryetari z. Enver Hafizi.

Risjell në vemendje se referuar kompetencave, në të gjithë proçesin e trajtimit të kërkesave të qytetarëve për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të përfituar me ligjin 7501 “Për tokën”, Bashkitë kanë vetëm tagrin për: 1. Orientuar qytetarët mbi dokumentacionin që duhet paraqitur 2. Ndërvepruar me institucionet rajonale dhe qëndrore, me korespondencë zyrtare mbi dokumenta shtesë si dhe 3. Përcjellë kërkesën e qytetarit drejt zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku kjo e fundit ka tagrin absolut të shqyrtimit të kërkesës. 
E thënë ndryshe, Bashkia nuk prodhon dokumente zyrtare si dhe nuk proçedon me vendimmarrje administrative. Pra, Bashkia nuk ka tagrin dhe as kompetencën për të plotësuar Akte të marrjes së tokës në pronësi (Amtp) në të tilla proçedura, të përcaktojë zërin kadastral të një pasurie apo të shqyrtojë bazueshmërinë ose jo në ligj e prova të kërkesës për të vijuar në rregjistrimin e pronës. Të tjera institucione me të tjera kompetenca e kanë këtë autoritet dhe tagër.

Në këtë fazë të hetimit, prokuroria ka administruar çdo provë të nevojshme dhe se duke njohur proçedurën administrative shpreh bindjen se dyshimet e arsyeshme për çdo veprim apo mosveprim të paligjshëm, pa diskutim do të adresohen në përputhje të plotë me tagret institucionale.

Kam detyrimin moral të sqaroj sot, se z.Frrokaj dhe z.Hafizi janë po aq të “përfshirë” në çdo veprim apo mosveprim të paligjshëm, po aq sa jam edhe unë. E thënë ndryshe, veprimet për të cilat po hetohet nëse janë në kundërshtim me ligjin, gjithmonë aty ku fillon dhe mbaron autoriteti dhe detyrimi ligjor i bashkisë, me siguri të plotë shpreh se janë në përputhje me çdo ligj dhe akt nënligjor. 
Por ka një diferencë midis nesh: Z.Frrokaj është kryetari legjitim i Bashkisë Lezhë dhe kandidati më potencial në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Z.Frrokaj dhe z.Hafizi janë nënkryetarë të PD Dega Lezhë. Dhe pikërisht këtu, zë fill çdo pretendim i padrejtë apo lajthitje politike mjerane se garat politike duhen fituar domosdo, në rastin më të keq duke “eliminuar” politikisht kundërshtarët me të cilët nuk përballemi dot.

“Do të insistoj në pafajsinë time pasi jam i bindur për këtë. Ndërkohë në lidhje me faktin nëse është sulm politik apo jo, do shprehem gradualisht me zbardhjen e provave. Sot në apel, gjykata bëri një hap përpara drejt drejtësisë”,- kështu u shpreh Kryetari i bashkisë më datë 3 prill në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Unë besoj fort se Gjykata dhe Prokuroria do të vendosin drejt edhe nesër në shqyrtimin e kërkesës së zv.Kryetarit të Bashkisë Lezhë z.Enver Hafizi për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Pa diskutim e sotmja ishte një ditë pozitive. Jam e bindur se i gjithë proçesi do të dëshmojë zbardhje të së vertetës dhe pafajsi. Por mbi të gjitha, e sotmja ishte pozitive pasi gjykata dhe prokuroria, edhe në situata të vështira dëshmojnë se kanë dinjitet për të pranuar të drejtën, në emër të ligjit dhe interesit më të lartë qytetar. Kështu duhet të vendosin gjithmonë në fakt!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...